Ekonomia

AIDA takim me delegacionin kinez, diskutohet rritja e bashkëpunimit në sektorin bujqësor

Promovimi i marrëdhënieve Shqipëri-Kinë kryesisht në sektorin e bujqësisë, si dhe afrimi për sipërmarrjet shqiptare i mundësisë së të bërit biznes në tregun e Kinës, ishte në qendër të takimit të ekspertëve të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me delegacionin kinez, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë
Ekspertë të AIDA-s, në bashkëpunim me departamentin e bujqësisë të Provinca Hebei, zhvilluan një takim B2B me delegacionin kinez, përfaqësues të sektorit të agroindustrisë (sektori i perime- zarzavateve, teknologjive bujqësore, etj). Në këtë aktivitet ishin ftuar edhe biznese shqiptare të sektorit të agro – industrisë.

Drejtori i Investimeve, Genc Celi, tha se qëllimi i takimit ishte promovimi i marrëdhënieve dypalëshe kryesisht në sektorin e bujqësisë, si dhe t’i ofrojë sipërmarrjeve shqiptare mundësinë e të berit biznes në tregun e Kinës. Sipas tij, pati një bashkëbisedim të frytshëm për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe agroindustrisë dhe pala kineze paraqiti interes për vajin e ullirit, akuakulturën dhe perimet e freskëta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button