Politika

Ambasadorja Vlahutin kritika deputetëve

Konsensusi i munguar prej një viti e gjysëm për kryereformën e vendit, atë në drejtësi, e ka bindur Ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin se dialogu është disi i vështirë në Shqipëri.

Duke folur në takimin ‘Integrimi fuqizon Shqipërinë’, ajo u shpreh se, “Prej 1 viti e gjysmë po diskutojmë reformën në drejtësi. Për arsye të çuditshme dëshira për dialog me deputetët solli reagime.

Në një takim me ta, ata më thanë se vendi ka nevojë për kontratë të re sociale. Deputetët duhet ta kishin bërë kontratën e re sociale për vendin, është puna e tyre, ata janë të zgjedhur”.

Vlahutin shtoi më tej se detyra e saj si Ambasadore e BE është të informojë për pasojat që sjell mosbërja e reformës në rrugën e integrimit.

“Detyra ime si Ambasadore e BE është t’ju informoj per kontekstin dhe pasojat per reformen. Duhet t’ju them se çfare ndodh nese reforma behet apo nuk behet. Por kontrata sociale eshte puna juaj ndaj dhe jeni zgjedhur. Edhe per ate duhet dialog. Dhe qe te kete dialog duhen dy elemente kyçe: Aftësia per te menduar thellë, të kuptoni kush jeni, çfarë doni, gabimet qe keni bere dhe cilat gabime nuk duhet te beni ne te ardhmen.Aftesia e dytë, është respekti ndaj tjetrit”, tha Vlahutin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button