🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.51 ▲2.9%
ARI 5,018 ▼2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,322 ▲ +1.6% ETH $2,111 ▲ +2.27% XRP $1.4024 ▲ +2.19% SOL $88.9900 ▲ +2.81%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.51 ▲2.9 % ARI 5,018 ▼2.11 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.51 ▲2.9 % ARI 5,018 ▼2.11 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kosova

Arrestimi i Thaçit, Kosova anullon udhëtimin në Beograd

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë anuluar përfundimisht takimin e paralajmëruar në Beograd mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, i cili do të mbahet më 12 deri 14 tetor në Beograd.

Pjesë e këtij takimi do të ishin të pranishëm edhe nga pala Kosova. Por, këta të fundit anuluan vizitën e tyre, për shkak të vendimit të marrë nga Gjykata e Nishit, për rastin e Drejtorit të Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Gazeta Express ka arritur të marrë konfirmimin e anulimit të kësaj vizite nga vet pjesëtarët e delegacionit të Kosovës.

Blerta Deliu, deputete Kuvendit nga PDK ka konfirmuar për Express anulimin e vizitës, si pjesë e panelit që parashihej të merrnin pjesë në Forumin e Gjashtë të Sigurisë në Beograd.

Vendimi i marrë nga Gjykata e Nishit për zyrtarin policor Nehat Thaqi, që të mbahet në paraburgim, ka shtyrë delegacionin nga Kosova i përbërë nga Blera Deliu, Ilir Dedaj, Ramadan Ilazi dhe Bajram Gecaj që ta anulojë vizitën në Beograd, si pjesë e Forumit të Sigurisë.

Nehat Thaqi po akuzohet në Serbi për terrorizëm dhe për dëbimin e një familjeje serbe nga një fshat afër Lipjanit në vitin 1999. Këto akuza Thaqi i ka mohuar dje në procesin gjyqësor.

Takimi i dy kryeministrave, Edi Ramës nga Shqipëria dhe Aleksandar Vuçiç nga Serbia do të bëhet në Beograd, si pjesë e Forumit të Sigurisë së Beogradit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.