Ekonomia

Asambleja e AMAN-it/Ponari:Turzmi motiv për të promovuar Shqipërinë

Drejtori i Përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari duke vlerësuar turizmin si një nga motivet kryesore për të promovuar Shqipërinë, u shpreh se, “Sigal Uniqa mbështet promovimin e turizmit shqiptar, si komponentin më madhor në zhvillimit dhe rritjen ekonomike të vendit”.

Në përshëndetjen e mbajtur gjatë punimet të Asamblesë së 25 Agjencive të Lajmeve të Detit Mesdhe (AMAN) që u mbajt sot në Tiranë, me temë “Turizmi dhe media”, roli që luajnë agjencitë e lajmeve në promovimin e resurseve turistike të rajonit, mundësitë për bashkëpunim në këtë fushë, zoti Ponari tha se, “Sigal Uniqa Group Austria po ecën me hapa të sigurtë drejt përmbushjes së objektivave dhe qëllimit tonë kryesor për të qenë lider të tregut të sigurimeve në rajon”.

Gjatë këtyre viteve, të punës sonë u shpreh ai, kemi treguar se jemi gjithmonë një hap përpara, shohim mundësi të reja aty ku të tjerët nuk i shohin, pasi ndjekim në çdo moment kërkesat e tregut
dhe nevojat e klientëve, me synimin për tu qëndruar atyre gjithmonë pranë. Përmes hartimit dhe ofrimit
të produkteve novatore ku padyshim bën pjesë edhe sektori turizmit, përkujdesjes maksimale ndaj klientëve dhe pagesës në kohë të dëmeve, qëllimi ynë është që t’i bëjmë ata të ndjehen të qetë dhe të sigurtë.

SIGAL UNIQA ka organizuar dhe mbështetur aktivitete të shumta të cilat kanë promovuar natyrën, resurset dhe kulturën tonë si tek shqiptarët ashtu edhe tek te huajt, mision i cili do të vijoj edhe në të ardhmen, theksoi Ponari.

SIGAL Sh.a u themelua me 22 Shkurt 1999 menjëherë pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri. SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është kompania e më e madhe e sigurimeve në Shqipëri nën strukturën e së cilës ushtrojnë aktivitetin e tyre sigurues 8 kompani të suksesshme sigurimi: SIGAL UNIQA (Shqipëri, Jo-Jetë), SIGAL Life UNIQA (Shqipëri, Jetë), SIGAL UNIQA Kosova (Kosovë, Jo-jetë), SIGAL Life UNIQA Kosova (Kosovë, Jetë), UNIQA a.d Shkup (Maqedoni, Jo-jetë), UNIQA Life a.d (Maqedoni, Jetë), SIGAL Risigurime dhe Fondi i Pensioneve Private SIGAL. Rrjeti i SIGAL UNIQA ka mbi 1,100 punonjës dhe agjentë të cilët ofrojnë shërbim cilësor dhe në kohë për mbi 500,000 klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button