Ekonomia

Autostrada Elbasan-Tiranë, votohet shtesa prej 35 milionë dollarësh

Një ditë pasi shtynë votimin për një shtesë financimi për rrugën Tiranë-Elbasan, Komisioni i Ligjeve miratoi kredinë prej 35 milionë dollarë dhënë nga Banka Islamike për Zhvillim.

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj informoi projektligji është i qeverisë dhe se ky financim është parashikuar në buxheti. Ai tha se shtesa në financim vjen për shkak të projektimit të gabuar që në fillim.

“Kur është bërë negocimi i parë financiar me bankën kredituese ka pasur një vlerë shumë më të lartë, por në fund të ditës është ulur me rreth 100 milionë dollarë. Pikërisht sepse ekspertët e kohës kanë qenë të bindur se mund të realizohej me më pak para”, u shpreh Dervishaj.

Deputetët kërkuan që nëse ka përgjegjësi qoftë penale, qoftë administrative në projektimin e gabuar të nxirren përgjegjësit. Pandeli Majko tha se duhen marrë masa të mos bëhen më gabime të tilla.

“Vlerësoj shumë, duke ju njohur edhe ju personalisht faktin që sapo thatë. Se ju do të kërkoni pranë organeve kompetente që kjo histori të mos mbyllet thjesht si moment administrative. E theksoj ky është një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Majko.

Me mbylljen e kësaj kredie mbulohet krejt financimi i rrugës Tiranë-Elbasan. Kryesisht shtesa e financimit do të shkojë për përballimin e kostove të punimeve për rrëshqitjet e tokës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button