Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 89.28 ▲1.3%
ARI 4,831 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,325 ▲ +0.62% ETH $2,333 ▲ +0.7% XRP $1.4088 ▲ +3.86% SOL $85.0600 ▲ +2.32%
S&P 500 DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 89.28 ▲1.3 % ARI 4,831 ▲0.14 % S&P 500 DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 89.28 ▲1.3 % ARI 4,831 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha: Rama tregon arritjet në fushën e energjisë, Tirana pa drita

“Ndërsa Edi Rama me shpurën e tij ka dy orë që flet direkt në çdo televizon të vendit për arritjet e tij në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita”.

Kështu e nis postimin e tij në Facebook kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili thotë se kryeministri Edi Rama krijon fasada me drita, ndërsa realiteti i shqiptarëve është i errët.

“Nuk ka skenë më domethënëse: fasada me drita që krijon Edi Rama në televizon dhe realiteti i errët i shqiptarëve. Edi Rama u premtoi qyetarëve se do ua ulte çmimin e energjisë, por ua rriti. I futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave. Ata që nuk paguan dot, i çoi në burg. Të tjerë kaluan në dëshpërim dhe vranë veten nga pamundësia. Ndryshe u soll me miqtë. CEZ-it i fali 600 milionë euro. Miqve në Tiranë u ka dhënë miliona euro në tendera dhe kontrata. Të varfërve dhe të pamundurve kërbaçin, miqve kulaçin. Kjo është reforma e Edi Ramës në energji”, shkroi Basha.

“Ne nuk do të lëmë asnjë familje në errësire se nuk ka mundësi të paguajë energjinë. 200 kw për familjet në nevojë do ta paguajë shteti”, përfundoi postimin e tij Lulzim Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.