☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,504 ▼0.45%
DOW 52,925 ▼0.25%
NASDAQ 25,819 ▼1.16%
NAFTA 72.24 ▲2.56%
ARI 4,136 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,698 ▼ -0.59% ETH $1,753 ▼ -0.55% XRP $1.0927 ▼ -2.77% SOL $78.4700 ▼ -2.73%
S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 72.24 ▲2.56 % ARI 4,136 ▼0.51 % S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 72.24 ▲2.56 % ARI 4,136 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Champions League

Bayern kujtohet vonë, PSG ia del dhe shkon për herë të dytë rresht në finalen e UCL (video)

PSG është finalisti i dytë i Champions League për këtë sezon. Parizienët kanë eliminuar Bayernin, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”. Ndeshja e parë në “Parc des Princes”, ishte mbyllur 5-4 në favor të PSG-së. Kampionia në fuqi e Europës kalon në finale me rezultatin e përgjithshëm 6-5.

Pas një kundëruslmi të shpejtë dhe asistit fantastik të Khvicha Kvaratskhelia, ishte pikërisht Ousmane Dembele i cili shtyu topin në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer, pa vajtur minuta e 3-të.

Në minutën e 22-të, Bayern i afrohet golit të barazimit, por goditja e Luis Diaz përfundon sipër traversës. Në minutën e 27-të, Olise kishte një mundësi të mirë shënimi, por edhe goditja e francezit përfundon mbi traversë.

Në minutën e 31-të, bavarezët janë të kënaqur me arbitrin në dy raste. Së pari kërkojnë ndëshkimin me karton të verdhë për Nuno Mendes për prekje të topit me dorë. Në rast se do ndëshkohej, Mendes do largohej nga fusha sepse do të ishte kartoni i dytë i verdhë për të. Rasti tjetër, bavarezët pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Joao Neves brenda zonës, arbitri vazhdon lojën normalisht. Në minutën e 34-të, Neuer bën një pritje fantastike pas goditjes me kokë të Joao Neves.

Në fund të pjesës së parë, Bayern kishte një mundësi të mirë me Jamal Musaiala, por pritja e Safonov ishte fantastike. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për PSG-në.

Në minutën e 57-të, PSG iu afrua golit të dytë, por goditja e Kvaratskhelia u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Neuer. Në minutën e 64-të, Desire Doue provon të gjejë golin, por Neuer tregohet sërish fantastik.

Në minutën e 69-të, Luis Diaz lëshon një goditje të bukur drejt shtyllës së majtë, por Safonov tregohet i vëmendshëm. Barazimi i bavarezëve do të vintë në minutën e fundit shtesë, ku Harry Kane do të gjente golin pas asistit të Alphonso Davies. Sfida mbyllet 1-1.

PSG i bashkohet kështu Arsenalit në finalen e madhe të Budapestit, e cila do të luhet më 30 maj. Për të dyja ekipet do të jetë finalja e dytë në histori, vetëm se Arsenal nuk ka fituar asnjëherë Champions League, ndërsa PSG e fitoi vitin e kaluar.

SHIKOGOLIN

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.