🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,717 ▼0.87%
DOW 46,874 ▼1.14%
NASDAQ 22,500 ▼0.95%
NAFTA 94.71 ▲8.55%
ARI 5,180 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,004 ▼ -0.68% ETH $2,054 ▼ -0.02% XRP $1.3830 ▼ -1.3% SOL $86.9100 ▲ +0.32%
S&P 500 6,717 ▼0.87 % DOW 46,874 ▼1.14 % NASDAQ 22,500 ▼0.95 % NAFTA 94.71 ▲8.55 % ARI 5,180 ▲0.02 % S&P 500 6,717 ▼0.87 % DOW 46,874 ▼1.14 % NASDAQ 22,500 ▼0.95 % NAFTA 94.71 ▲8.55 % ARI 5,180 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Berisha: Sot Rama firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i krimit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit të mazhorancës për të mos i hequr imunitetin deputetes socialiste Belinda Balluku, teksa SPAK i ishte drejtuar Kuvendit me Kërkesë.

Reagimi i Berishës, erdhi pasi ky i fundit iu bashkua protestës së qytetarëve para Kuvendit, ndërsa tha se me votimin e kësaj të enjteje, 12 mars, Rama firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i krimit.

Sipas liderit demokrat, sot është një ditë e zezë në historinë  e popullit shqiptar, ndërsa shtoi se me hedhjen poshtë të kërkesës së SPAK për Ballukun, Rama shënoi jo vetëm vetëvrasjen e tij politike, por edhe fundin e tij politik.

Së pari, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra dhe gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë.

Keni ardhur këtu në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, në mbrojtje të interesave të çdo qytetari shqiptar nga një organizatë kriminale, e cila përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e veta.

Të dashur miq, sot Edi Rama, kreu i organizatës kriminale, shënoi vetëvrasjen e tij politike.

Shënoi fundin e tij politik.

Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit.

Sot, ai nuk votoi për Lubi Ballukun, votoi për veten e tij, votoi për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë, krimet e shëmtuara që ka kryer.

Miq, në historinë kombëtare nuk ka pasur njeri me standarde më të ulëta njerëzore se ky njeri.

Por theksoj sërish se është puna juaj, është qëndresa juaj, është protesta juaj, kryengritja juaj që bëri që sot ai të dalë para mbarë shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar në historinë kombëtare.

Si qeveritari më i poshtëruar në Europë.

Nuk ka sot një qeveritar në Europë që të bëjë ligje, që të votojë për mbrojtjen e vjedhjeve të tij siç bëri Edi Rama.

Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë që të ketë firmosur në dhjetëra dhe qindra herë vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë dhe fondeve të tyre.

Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë, që për të mbrojtur krimet e tij, të mbyllë dyert e procesit të integrimit për qytetarët shqiptarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.