Ekonomia

Borxhi, MF me strategji 3-vjeçare

Ministria e Financave pritet të miratojë javën që vjen Programin Buxhetor Afatmesëm 2016-2018. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, në thelb të programit është edhe politika për mos hartimin e borxheve të reja.

Ministria-e-FinancavePër këtë, ministria ka orientuar edhe ministritë e linjës për hartimin e projekteve të bazuara në kohën dhe vlerën e financimit, çka do të minimizojë krijimin e borxheve të reja. Ndërsa hartimi i buxhetit të shtetit do të bëhet për një periudhë trevjeçare dhe jo më për një vit, që do të thotë se çdo fundviti në Kuvend krahas buxhetit vjetor do të shkojë edhe buxheti afatmesëm për një periudhë 3 vjecare. Ndërsa referuar miratimit të kuadrit makroekonomik e fiskal, për periudhën 2015 – 2017, rezulton se për këtë vit borxhi publik do të jetë 71.7 %, për vitin 2016 do jetë 69.2 % dhe për vitin 2017 do të jetë 65.6 %.

Qeveria tashmë e ka edhe strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Në këtë strategji, Minstria e Financave ka përllogaritur se totali i borxhit është 72.6 miliardë lekë, ose afro 700 milionë dollarë. Të gjithë këtë shumë qeveria ka planifikuar ta shlyejë në një periudhë 3-vjeçare 2014-2016. Pjesa më e madhe e këtij borxhi i përkasin kompanive të ndërtimit për punë të papaguara dhe rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button