☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,900 ▼ -0.11% ETH $2,239 ▼ -0.08% XRP $1.1630 ▼ -1.46% SOL $89.7900 ▼ -0.55%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Capello vë gishtin në plagë: Krizë e thellë, paratë s’kanë të bëjnë! Italia ka 2 probleme të mëdha

Zero skuadra italiane në gjysmëfinalet e 3 kompeticioneve europiane. Nuk ndodhte që prej vitit 2018-19, kur Conference nuk ishte ende. Por sot është ndryshe. Nuk është një episod apo një përjashtim, është realiteti i fakteve, sipas gjykimit të Fabio Capello.

Italia ecën shumë ngadalë në krahasim me të tjerët. Të enjten në mbrëmje diferenca e ritmit, agonizmit dhe teknikës ishte e qartë në Aston Villa-Bologna dhe Fiorentina-Crystal Palace. Fabio Capello, ish-trajneri i njohur italian analizon krizën dhe nxjerr në pah problemet.

“Klubet e Premier League janë të pasura, do të thoni ju. Por unë replikoj. Kemi parë kombëtaren e Italisë të shkojë në shtëpi, duke u eliminuar nga Bosnja. Interi që kryeson kampionatin, u mund dy herë në dy ndeshje nga norvegjezët e Bodo, Juventusi u eliminua nga turqit e Gallatasarajit, Napoli nuk kaloi grupin në Champions.

Jo, nuk është thjesht një pranim inferioriteti përpara Anglisë, që shpenzon më shumë. Kriza jonë është shumë e thellë, e shpërndarë dhe druaj se do të vuajmë edhe për ca kohë. Dhe nuk janë vetëm rezultatet që na e thonë. Mjaft me krahasimet me Premier League. Po na eliminojnë boshnjakët, turqit dhe norvegjezët.

Në Serie A gli arbitrat vërshëllejnë shumë gjatë ndeshjeve. Po ashtu, është e qartë se ka pak talent, lojtarët vrapojnë pak dhe në mbrojtje pastaj jemi… Janë probleme të mëdha” – ka pohuar mes të tjerash ish-trajneri i Milanit dhe Real Madrid, duke lënë të kuptohet se kriza e Italisë do të vazhdojë.

The post Capello vë gishtin në plagë: Krizë e thellë, paratë s’kanë të bëjnë! Italia ka 2 probleme të mëdha appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.