☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.88 ▲8.74%
ARI 5,153 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,391 ▼ -0.35% ETH $2,022 ▼ -0.03% XRP $1.3728 ▼ -0.54% SOL $84.7600 ▼ -1.05%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.88 ▲8.74 % ARI 5,153 ▼0.5 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.88 ▲8.74 % ARI 5,153 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Keshilla

Ç’duhet të bëni kur fëmijët i zë makina?

Vuajtjet e udhëtimit i kemi provuar të gjithë: duket sikur rruga nuk mbaron asnjëherë dhe gjithë kohës rrimë me frikën e marramendjes dhe të vjellës.

femijetSëmundja e lëvizjes, siç quhet ndryshe zënia nga makina ndodh kryesisht te fëmijët fëmijë; foshnjat nuk para i zë makina, sepse gjatë rrugës i zë gjumi, por rreth moshës 2-3 vjeçare fillojnë të jenë të ndjeshme ndaj kësaj sëmundjeje, që shkakton djersë të ftohta, zbehje, dhimbje koke dhe të vjella.

Ja disa këshilla për të parandaluar këtë shqetësim:

-nëse fëmija është i madh uleni në sediljen e parë, në të kundërt uleni mbi mbështetësen e dorës. Kështu ka mundësi të shohë rrugën dhe të mos e zërë makina.

-Këshillojini që të shohin gjithmonë përpara, dhe të mos e kthejnë kokën nga dritarja anësore.

-Mos i lejoni që të lexojnë ose të luajnë me videolojëra.

-Vëruni në sfond muzikë, ose vëruni kufjet në vesh.

– Para një udhëtimi të gjatë është e këshillueshme që të hahet lehtë. Nëse udhëtimi zgjat më shumë, konsumoni diçka të thatë, për të thithur lëngjet e stomakut. Nuk këshillohet që ushqimi të jetë i skuqur dhe i yndyrshëm. Shmangni pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave.

-Në makinë duhet të mbani gjithmonë ujë.

-Të rriturit nuk duhet të pinë duhan, të paktën kur janë duke ngarë makinën, sepse fëmijët mund t’i zërë menjëherë.

-Lëreni gjithmonë një dritare të hapur në mënyrë që të qarkullojë ajri.

-Nëse keni mundësi udhëtoni natën, sepse fëmijët i zë gjumi dhe kështu zgjidhet edhe ky problem.

-Nëse udhëzimet e mësipërme nuk funksionojnë, shtrijeni fëmijën në makinë dhe jepini të pijë herë pas here ujë të ftohtë. Ilaçet duhen marrë vetëm në rast se fëmija është vërtet keq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.