Ekonomia

Çelet Zyra e Informimit dhe Promovimit të Turizmit në Berat

Bashkia e Beratit ka çelur në qendër të qytetit Zyrën e Informimit dhe Promovimit të Turizmit.

E projektuar si një mini muze, zyra e re informuese do të jetë në dispozicion për mijëra turistë që pritet të vizitojnë gjatë verës qytetin e një mbi një dritareve.

Në zyrën e re në qendër të qytetit, çdo vizitori i ofrohet informacion për destinacionet turistike përmes një aplikacioni online, për traditat e artizanit, këndi i harmonisë fetare, etj.

“Kemi promovim në një broshurë të artizanatit. Hartat dhe fletëpalosjet turistike kanë pikat më me atraksion si dhe risi e zyrës së informacionit turistik është aplikacioni, i cili mjafton të shkarkosh “Vizit Berat” dhe aty gjen gjithçka mbi atraksionet, akomodimet dhe çdo informacion për qytetin”, shprehet një ndër ekspertet e promovimit të turizmit, Mishela Muxhaj.

Sipas të dhënave nga drejtoria për turizmin në bashkinë e Beratit, qytetin e mbrojtur të UNESCO-s, për 6 mujorin e parë të vitit ka pritur 50% më shumë vizitorë së një vit më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button