Maqedonia

CIVIL: Tolerancë për shfrenimin e pushtetit nuk ka dhe nuk mund të ketë

Qendra për liri Civl ka mbështetur kërkesat e Revolucionit Laraman dhe ka bërë thirrje për pjesmarrje në protestën e sontme të organizuar nga ora 19 para Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Dorëheqja e pushtetit, mënjanimi i pakusht i të gjitha pengesave ndaj punës së Prokurorisë Speciale Publike, formimi i repartit special në Gjykatën Penale të përshtatur sipas mandatit të PSP, departizimi i institucioneve, çlirimi i mediave, profesionalizimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pastrimi i Listës së Votuesve dhe zgjedhje të lira janë kushtet për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Vite me radhë flasim për këto kushte, por ja që erdhi dita kur të gjitha afatet skaduan, ndërsa tolerancë për shfrenimin e pushtetit më nuk ka, dhe nuk mund të ketë!

Keqpërdorimi i pushtetit, dhuna strukturore dhe korrupsioni politik vazhduan me tempo të njëjtë përkundër të gjitha tentimeve, kohës dhe resurseve të cilat ky vend i harxhoi që të vijë deri te një zgjidhje të krizës politike. Të dyshuar për keqpërdorime të rënda, për plaçkitje të parave publike dhe vjedhjeve të zgjedhjeve, janë ulur në tryezën e bisedimeve dhe nga ajo pozitë vetëm e thellojnë krizën dhe e shtyjnë Republikën e Maqedonisë në mjerim dhe izolim, ndarje, tensione dhe dhunë.

Dhe, mbi të gjitha këto, lideri i partisë në pushtet vazhdon me manipulime të rënda, fjalor të urrejtjes dhe kërcënime seriozë në shfaqjet e tij publike, siç bëri në paraqitjen e tij për rastin e ditëlindjes së partisë.

Deri sa ai fliste, policia arrestonte aktivistë, ndërsa ushtria e tij partiake vazhdoi me uzurpimin e institucioneve dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Republika e Maqedonisë më nuk ka kohë, as durim për sjelljen banditeske të Gruevskit dhe klikës së tij!

Nuk ka më vend për gënjeshtrat mizore të uzurpuesve që flasin për persekutim politik kundër tyre, përderisa ata janë në pushtet dhe zbatojnë persekutim të paparë partiako – policor ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Frika u zhduk! Të gjithë jemi Revolucioni Larmë! Të gjithë jemi për drejtësi, liri dhe demokraci!”(sic) thonë nga CIVIL.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button