Kronika

Dhuna në kopësht, Nikolla: Nuk do të tolerojmë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me rastin e dhunës të regjistruar ndaj një fëmije 3-vjeçar në një kopësht privat në Tiranë.

Ajo tha se institucioni që drejton nuk ka toleruar dhe nuk do të tolerojë për asnjë moment raste të tilla.

Ministrja e Arsimit ka kërkuar bashkëpunimin e prindërve për të denoncuar rastet ku vërehen shkelje të kritereve dhe paralajmëroi se masa ndaj shkeljeve të rënda është heqja e licencës.

“Kemi vullnet për të mos lejuar asnjë rast dhune dhe kërkojmë bashkëpunimin e prindërve për të denoncuar çdo rast dhe kemi hequr licencat kur nuk janë zbatuar kriteret”, u shpreh Nikolla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button