Ekonomia

Duke pritur trenin…

Rreth 85% e financimit për ndërtimin dhe rehabilitimin e hekurudhës Tiranë – Rinas –Durrës është siguruar nga institucionet ndërkombëtare financiare. Tashmë, i takon shtetit shqiptar të sigurojë pjesën e mbetur. Sipas ekspertëve, burokracitë në këtë rast duhet të lihen jashtë

 

Nga Elona Bedalli

Hekurudha Shqiptare ka më shumë se dy dekada që nuk sheh dritën e investimeve të mëdha. Projekti për rehabilitimin e linjës Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i një lidhjeje të re me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihen si një mundësi për t’i rikthyer disi frymëmarrjen. Është një investim që kushton në total 81.5 milionë euro. Pjesa më e madhe tashmëështë siguruar nga institucionet financiare ndërkombëtare, ndërsa pritet që qeveria shqiptare të përmbushë edhe ajo detyrimin për pjesën e mbetur. Ky është projekti me të cilin Shqipëria ‘fitoi’ në Samitin e Parisit, si pjesë e atij që njihet si “ProcesiBerlinit”. Ekspertët e sektorit hekurudhor thonë se projekte tëtilla nuk duhet të bëhen “pre” e procedurave burokratike shtetërore, por duhet të jenë pjesa kryesore e axhendës sëçdo institucioni. Për më tepër që bëhet fjalë për projekte që përfitojnë grante nga Bashkimi Europian, siçështë edhe ky e që janë në qendër të një mekanizmi matës të ecurisë së tyre, si tregues dhe parakusht për projektet e ardhshme.
Së fundmi, qeveria shqiptare miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas me BERZH për financimin e projektit, duke i hapur rrugën procesit të prokurimit. Pritet që në tre javët e ardhshme, ky projektligj të trajtohet në komisionet parlamentare dhe të ratifikohet në Kuvend.
Burime zyrtare nga BERZH në Tiranë thanë për “Monitor” se kjo është marrëveshja e nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe se hapi i radhës (pas ratifikimit nga Kuvendi)do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes së projektit me Hekurudhën Shqiptare, institucionin që do ta zbatojë. Pas kësaj, do të mund të hapet edhe procesi i prokurimit. Termat e kredisë janë ato që banka përdor për operacionet standarde sovrane: long tenor (Periudha nga data e disbursimit të kredisë në datën e pagesës së fundit EMI ose nga data e mbylljes së kredisë) dhe euribor + 1% interes.
Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
për këtë projekt kanë përfunduar të gjithë etapat, që nga hartimi i studimit të fizibilitetit deri te garantimi i financimit për të. Së fundmi, edhe dokumentet e tenderit janë gati për t’u vënë në zbatim.
Paralelisht duhet që në buxhetin 2017 të jetë parashikuar financimi i projektit sipas skedës. Kjo mundëson që
procedura të fillojë menjëherë, duke nisur nga ngritja e grupit tenderues me përbërje nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe nga Hekurudha Shqiptare e deri tek përzgjedhja e kontraktorit për vijimin e punimeve.
Ky është projekti i parë infrastrukturor dhe hekurudhor në Shqipëri që ka ndjekur të gjithë etapat e maturimit të një projekti, me qëllim aksesin ndaj fondeve grant nga BE-ja.

monitor 769.indd

Zbatimi me sukses, kusht për projektet e ardhshme

Në Samitin e Parisit, në lidhje me segmentin hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas (pjesë e rrjetit Mal i Zi – Shqipëri – Greqi), u miratua granti me vlerë 35.4 milionë euro, që përbën rreth 44% të kostot së totalit të vlerës së projektit, që është 81.5 milionë euro.
Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimka miratuar një kredi me vlerë 34.5 milionë euro që do t’i akordohet qeverisë shqiptare për këtë projekt.
Pjesa e mbeturpër mbulimin e kostos totale do të duhet të jepet nga buxheti i shtetit. Qeveria shqiptare, deri në vitin 2019, duhet të përcaktojë ‘tavanet’ e huamarrjes në projektbuxhetin afatmesëm për të mbuluar diferencën që është rreth 11.5 milionë euro.
Projekti i detajuar i segmentit hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas, që është duke u finalizuar, u financua nga BERZH me një vlerë prej 1.1 milionë euro. Puna për hartimin e tij nisi në vitin 2015.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës parashikon që të rehabilitohet i gjithë rrjeti hekurudhor nga Tirana në Durrës që ka një gjatësi prej 34.7 km. Nyja me gjatësi 5.7 km nga zona e Kasharit në drejtim të Rinasit do të jetë ndërtim i ri hekurudhor.
Elementet që parashikohen do të përfshijnë: rehabilitimin e plotë të strukturës së hekurudhës, dizenjimin gjeometrik aty ku do të shihet e nevojshme, ndërtimin e terminaleve të pasagjerëve në Durrës, stacionin e trenit në Shkozet, stacionin e Sukthit, të Vorës dhe Kasharit.
Projekti i terminalit të Tiranës është nën kompetencën e Bashkisë.
Sa i përket ndërtimit të segmentit me gjatësi 5.7 km, në të përfshihet ndërtimi i stacionit të Rinasit; aty ku sot është parkimi i mbuluar dhe ndërtimi i një stacioni te zona ekonomike në afërsi të Universitetit Epoka.
Projekti me vlerë 1.1 milionë euro i financuar nga BERZH parashikon edhe dorëzimin e plotë të dosjes së tenderimit, çka do të thotë se duhet të jemi të gatshëm për pjesën e tenderimit. Kusht i rëndësishëm që qeveria shqiptare duhet të plotësojë është edhe përcaktimi i tavaneve të huamarrjes për pjesën prej 11.5 milionë euro.

Përfitimet ekonomike

Studimi i fizibilitetit ka treguar se ndërtimi i segmentit Tiranë – Durrës – Rinas do të zgjasë mbi 3 vjet. Parashikohet që të transportohen në vit rreth 1.4 milionë pasagjerë. Kjo nisur edhe nga fakti që në zonën industriale Tiranë – Durrës realizohet edhe pjesa më e madhe e aktivitetit ekonomik.
Gjithashtu parashikohet që gjatë fazës së ndërtimit të angazhohen rreth 1,375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit numri do të arrijë në rreth 2,200 punonjës.
Një tjetër përfitim ka të bëjë me reduktimin e kostove për Hekurudhën Shqiptare që llogaritet në rreth 60 milionë euro, nisur nga niveli i amortizimit që kjo linjë paraqet sot.
Gjithashtu është përllogaritur vlera e kursimit nga ana e qytetarëve që do të jenë në nivel 55 milionë euro në vit.
Ndihmesë (që nuk është përfshirë në këtë studim) do të ofrojë edhe sa i përket sigurisë, duke qenë se njerëzit do të tentojnë të qarkullojnë më shumë përmes kësaj linje.
Nga ana tjetër do të ulet frekuentimi i autostradës rrugore Tiranë – Durrës, ku sot qarkullojnë rreth 20,000 mjete në ditë, gjë e cila do të shoqërohet me reduktim të kostove të mirëmbajtjes.
Gjithashtu është miratuar edhe një shtesë prej 120 mijë eurosh që do të akordohet për idejimin e shtrirjes së një traseje të lehtë nga terminali i pasagjerëve në Kashar deri te stacioni i Vjetër i Tiranës e që do të përshkojë të gjithë Bulevardin e Ri. Kjo nuk ka qenë e parashikuar në projektin fillestar, pasi projekti i vjetër për Bulevardin parashikonte heqjen e terminalit.
Projekti do të sigurojë akses edhe për komunitetet lokale.
Sipas vlerësimit të ndikimit në mjedis parashikohet që transporti i mallrave do të jetë më efikas dhe të sjellë përfitime social-ekonomike për zonën. Lidhja e linjës hekurudhore me aeroportin do të kërkojë shpronësimin e rreth 250,000 metra katrorë, kryesisht tokë bujqësore dhe sipas vlerësimit mjedisor do të ndikojë te banorët e zonave që kanë në pronësi ose kultivojnë këto toka, ose që aktualisht kalojnë në to për të kryer veprimtaritë e tyre të përditshme.
Në total janë identifikuar se 125 parcela toke, që do të ndikohen nga lidhja mes hekurudhës dhe Rinasit. Pronarët e këtyre parcelave do të identifikohen në Planin e Blerjes së Tokës (LAP) që do të hartohet nga projekti. Gjithashtudo të bëhet një studim shpronësimi, i cili do të përfshijë një listë të të gjitha tokave, ngastrave, aseteve të regjistruara dhe pronarëve të tyre, siç janë regjistruar në Zyrën e Kadastrës. Më pas do të plotësohet një inventar për tokat dhe asetet, i cili do të përmbajë informacionin bazë për ngastrat e ndikuara dhe të gjitha asetet e ndodhura në to. Si asetet që janë regjistruar në Kadastër, edhe ato që nuk janë regjistruar, do të dokumentohen.
Në aspektin rajonal, investimet që parashikohen në pjesën shqiptare nuk bëjnë gjë tjetër veçse i shtojnë vlerë tregut, rrisin konkurrueshmërinë e porteve shqiptare dhe kjo automatikisht na vendos në hartën e atyre vendeve që ofrojnë logjistikë të plotë.
Procesi i Berlinit gjithashtu krijon mundësi për reduktimin e barrierave jofizike, që janë bëjnë pjesë te ‘masat e buta’ dhe synojnë ndërlidhjen më të shpejtë me tregjet dhe transport më të shpejtë.

Gjendja sot

Linja Tiranë–Durrës është aktualisht segmenti më i ngarkuar i rrjetit hekurudhor shqiptar, i cili bën lidhjen ndërmjet kryeqytetit dhe Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri, si dhe me Portin e Durrësit, që është një portë hyrëse detare shumë e rëndësishme.
E ndërtuar në vitin 1951 dhe e rehabilituar në vitin 1996, linja Tiranë – Durrës është linja e infrastrukturës më moderne e rrjetit. Linja hekurudhore përshkon kryesisht terren të sheshtë,
me zona kodrinore që ndodhen në zonën e gjerë të Vorës dhe në Rrashbull. Aktualisht, limiti maksimal i shpejtësisë në linjën Tiranë-Durrës është 60km/orë. Megjithatë, për shkak të
vjetërsisë së trenave dhe kushteve të rënduara të shinave dhe infrastrukturës (për shembull, sinjalistika në linjën Tiranë-Durrës nuk punon), shpejtësia maksimale e trenave aktualisht
është ulur në 40 km/orë.
Linja që do të rehabilitohet si pjesë e Projektit fillon në platformën e stacionit të Terminalit të Durrësit dhe përfundon në stacionin e Terminalit Publik të Transportit, me një gjatësi totale prej 34.7 km.
Linja Tiranë– Durrës shërben si për transportin e pasagjerëve ashtu edhe për atë të mallrave.
Aktualisht ajo funksionon me pesë stacione: Durrës (stacioni fundor), Shkozet, Sukth, Vorë dhe Kashar. Ish-stacioni fundor i Tiranës, në qendër të qytetit, është shembur, dhe një
terminal i ri (Terminali i ri Publik i Transportit) do të integrohet me linjën ekzistuese.
Gjithashtu, stacioni i Shkozetit përfshin ambiente për vagonët e mallrave dhe magazinën kryesor hekurudhore (përfshirë një ofiçinë mirëmbajtjeje dhe cisterna karburanti). Këto ambiente nuk janë pjesë e projektit aktual të rehabilitimit, përveç rivendosjes së lidhjes së këtyre ambienteve me korridorin e përmirësuar hekurudhor.

Hekurudhe 1Studimi i fizibilitetit

Studimi i Fizibilitetit (Kodi Projektit: TA-ALB-06) u përfundua në Dhjetor 2009, financuar nga Instrumenti i Financimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe implementuar nga subjekti WYG International Ltd, projekti me emrin “Studimi i Fizibilitetit të Rrjetit Hekurudhor Shqiptar: Projektit Infrastrukturor dhe i Sinjalizimit me vlerë 1.5 milionë euro.
Projekti i detajuar i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë (Terminali Publik i Transportit) dhe lidhjes së re me Aeroportin ‘Nënë Tereza’, si dhe Vlerësimi Ekonomik/Financiar i të gjithë rrjetit hekurudhor shqiptar, grant i WBIF (Kodi: WB4-ALB-TRA-09), me vlerë 1.25 milionë euro.
Kontrata e studimit të detajuar u ndryshua në fillim të vitit që shkoi me qëllim përfshirjen në projekt të linjës hekurudhore që do të lidhë Terminalin Publik të Transportit me ish-Stacionin e Trenit, Tiranë, dhe përgatitjen e dokumenteve të tenderit për projektin.

Plani i financimit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës deri tani ka punuar në drejtim të ‘maturimit të projektit’, që për të gjithë projektet infrastrukturore konsiston në studimin e fizibilitetit, projektin e detajuar, financimi dhe tenderimi. Investimi për këta komponentë ka qenë 2.75 milionë euro.

Plani i financimit fillestar ka qenë:

35.4 mln euro
Grant nga Instrumenti i Financimit të Ballkanit Perëndimor

32.9 mln euro
Kredi e Butë nga BERZH (për qeverinë)

13.1 mln euro

Kontributi kombëtar (rimbursim i TVSH-së)

Totali 81.544 mln euro.

Me një rregullim, vlera totale e projektit u rrit me rreth 5 milionë euro, e cila do t’i shtohet kontributit të Kredisë së Butë të BERZH.

Elementet

Projekti përbëhet nga:
-Rehabilitimi i linjës ekzistuese hekurudhore Durrës-Tiranë TTP (gjatësia 34,2 km)
-Ndërtimi i lidhjes së re hekurudhore me Aeroportin e Rinasit (gjatësi 4.7 km), duke përfshirë dhe degëzimet shtesë 950 m dhe 800 m për të lidhur linjën e re të PTT me qytetin e Durrësit.

Veprat

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë parashikon përmirësimin e pesë hapësirave të mëdha midis tre urave dhe dy të voglave (në një hapësirë të vetme 6 m), ku më të rëndësishme janë urat në lumenjtë Erzeni, Limuthi dhe Lana. Ajo gjithashtu përfshin ndërtimin e një ure të re zëvendësimi në një kanal nën
rrugën ekzistuese në kryqëzimin me lumin Lana. Linja e re hekurudhore për në aeroport përmban ndërtimin e dy urave në vend-kryqëzimet me lumenjtë Lana dhe Tirana.

Shifra

3 vjet koha e ndërtimit
1.4 milionë pasagjerë në vit
34.5 km gjatësia e segmentit Tiranë – Durrës
7.4 km gjatësia e segmentit Tiranë – Rinas
60-120 km/orë shpejtësia e qarkullimit e parashikuar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button