Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0%
ARI 4,731 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $81,032 ▲ +0.31% ETH $2,345 ▲ +0.69% XRP $1.4684 ▲ +3.31% SOL $95.4400 ▲ +2.37%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0 % ARI 4,731 ▲0 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0 % ARI 4,731 ▲0 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Kronika

Ekskluzive/ Dëshmia rrëqethëse e motrës së Martin Çeços: Nuk na lanë as ta shihnim në arkivol

Martin Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar më 12 qershor 2022, në Kolavec të Maliqit, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të. Emisioni Review, me moderatore Greta Topjana, ka sjellë një dëshmi të fortë dhe emocionale të motrës së tij, e cila rrëfen momentet e fundit me vëllain dhe kërkon drejtësi për vdekjen e tij.

Klarida Çeço, e pyetur nga gazetarja Matilda Braho, rrëfen telefonatën e fundit me vëllain e saj, i cili i kishte treguar se do të vinte ta takonte në Tiranë. Ajo thekson se policia nuk e ka zbardhur ngjarjen dhe se autorët janë liruar:

“Përpara se të zhdukej, Martini më ka marrë në telefon dhe më tha që do të vijë të rrijë një natë në Tiranë dhe do të më sjellë qershi. Të nesërmen, teksa po shkoja në punë, më telefonoi me video duke më thënë që nuk vinte dot. E pashë që ishte i skuqur dhe gati duke qarë. Do ikja në punë dhe i thashë të flisnim në darkë, meqë nuk erdhi. E mbyllëm telefonin dhe ajo ishte hera e fundit që e pashë vëllain.

Të nesërmen më telefonoi motra dhe më tha: ‘Ka humbur Martini’. Lashë menjëherë punën dhe u nisa për në Korçë. Sapo mbërrita në Maliq, bëra denoncimin. Nisëm kërkimet te të afërmit, familjarët dhe shokët. Të nesërmen shkuam ta kërkonim në fshatin e Rezart Dokollit, shokut të Martinit. Doli babai i tij, ndërsa Rezarti vetë u fsheh.

Sapo dolëm nga shtëpia e familjes Dokolli, na telefonoi kryeplaku i fshatit dhe më tha: ‘Ku jeni? Hajdeni, sepse në rezervuar është gjetur një trup’. Aty u shokova plotësisht. U kthyem me babin në fshat dhe vendi ishte mbushur me policë. Shkova te rezervuari dhe po e shikoja nga larg teksa po e nxirrnin. Policia nuk na lejoi ta shihnim vëllain. Aty humba ndjenjat dhe nuk e di çfarë ndodhi më pas.

Na çuan në shtëpi dhe gratë e fshatit më thanë të bëhesha e fortë dhe ta nderoja vëllain. Më pas, Martinin e dërguan në morg, edhe pse unë nuk doja. Askush nuk shkoi ta identifikonte nëse ishte apo jo ai. E mbajtën një natë në morg dhe më pas as në shtëpi nuk u hap arkivoli, edhe pse doja ta shihja. Kjo ka mbetur një mister për mua.

Martini nuk kishte probleme me askënd, ishte tip i qetë. Shoku i tij, Rezart Dokolli, duhet patjetër të merret në pyetje. Edhe persona të tjerë që e kanë telefonuar, si dhe Xhoni Potka, nuk janë marrë fare në pyetje

Unë kërkoj që të zbardhet e vërteta dhe që policia të mos e fshehë këtë ngjarje. Këtë çështje do ta ndjek deri në fund. Ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim dhe ata që e kanë fshehur këtë ngjarje duhet të mbajnë përgjegjësi.

Seancën e fundit e kemi pasur më 30 prill 2026. Shkova, por nuk më lejuan të hyja në gjykatë. Në këtë histori ka shumë të fshehta. Shteti, policia dhe avokatët nuk kanë zbardhur asgjë.

Nuk e di pse nuk zbardhet çështja, ndoshta Martini ka parë diçka që nuk duhej ta shihte. Policia nuk ka zbardhur as telefonatat dhe nuk më jep asnjë përgjigje. Kërkoj që e vërteta të dalë në dritë dhe kjo ngjarje të mos fshihet më.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.