Ekonomia

Elbasan-Librazhd, rruga e dëmtuar, s’ka fonde për riparim

Kanë kaluar 6 muaj që nga shembja e një pjese të rrugës Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë dhe asnjë ndërhyrje nuk është bërë për riparimin e saj, edhe pse bëhet fjalë për një aks të rëndësishëm kombëtar.

Në atë kohë u fol se ndërhyrja do të fillonte menjëherë pas rënies së nivelit të ujit të lumit Shkumbin, por edhe pse tashmë niveli është në minimumin e mundshëm nuk ka filluar asnjë punim.

ARRSH ka bërë gati projektin e ndërhyrjes për ripartimin e rrugës, por i kontaktuar në telefon nga Top Channel, drejtori Dashamir Xhika thotë se mungojnë fondet.

Përveç faktit që me rinisjen e reshjeve aty nuk mund të punohet, Xhika thotë se më shqëtësues është fakti që ujërat e rrëmbyer mund të përfshijnë edhe pjesën e mbetur, duke e bllokuar totalisht aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Ndërkohë që ndërhyrja paraqitet emergjente, shtimi i lëvizjeve gjatë verës ka shtuar edhe numrin e aksidenteve. Dëmtimi i aksit ka ndodhur në një kthesë e cila nga të dyja anët e lëvizjes është e pamundur të identifikohet që në largësi nga drejtuesit e mjeteve.

Ata që nuk e njohim rrugën menjëherë pas daljes nga kthesa përballen me një bllok betoni ku duken qartë edhe shenjat e përplasjeve. Përveç kësaj, lëvizja me një korsi në pjesën e dëmtuar shpesh krijon trafik dhe pengon qarkullimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button