☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.50 ▲8.31%
ARI 5,158 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,478 ▼ -0.7% ETH $2,027 ▼ -0.45% XRP $1.3730 ▼ -0.84% SOL $85.0000 ▼ -1.39%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.50 ▲8.31 % ARI 5,158 ▼0.4 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.50 ▲8.31 % ARI 5,158 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Rajoni

Erdogan kritikon Obamën për heshtjen mbi vrasjen e tre studentëve mysliman

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar burrështetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heshtjen mbi vrasjen e tre studentëve mysliman në SHBA.

erdogan_7955Erdogan ka kritikuar Presidentin Obama, sekretarin e Shtetit John Kerry dhe zëvendëspresidentin, Joe Biden, duke thënë se politikanët ishin përgjegjës për ngjarjen në vendin e tyre dhe duhet të mbanin një qëndrim lidhur me ngjarjen.

“Në qoftë se ju qëndroni të heshtur kur përballeni me një ngjarje të tillë, bota do të qëndrojë e heshtur ndaj jush”, tha Presidenti i Turqisë gjatë një vizite në Meksikë.

Tre studentët u qëlluan për vdekje në Chapel Hill, North Carolina.

Hetimet për këtë vrasje po vazhdojnë ende dhe deri tani është arrestuar një i dyshuar.

Presidenti i Turqisë Erdogan ka qenë gjithnjë kritik ndaj trajtimit të myslimanëve që jetojnë në shoqëritë perëndimore. Marrëdhëniet e tij me administratën e Presidentit Obama kanë ardhur gjithnjë duke u tendosur pas konfliktit në Siri dhe në Irak.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatët në fushatën ndaj militantëve të Shtetit Islamik, por kanë qëndrime të kundërta në lidhje me taktikat e ndjekura në luftën ndaj militantëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.