☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,767 ▼0.21%
DOW 47,382 ▼0.68%
NASDAQ 22,685 ▼0.05%
NAFTA 87.36 ▲4.69%
ARI 5,184 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,666 ▲ +1.2% ETH $2,076 ▲ +2.26% XRP $1.3942 ▲ +0.78% SOL $87.5800 ▲ +2.13%
S&P 500 6,767 ▼0.21 % DOW 47,382 ▼0.68 % NASDAQ 22,685 ▼0.05 % NAFTA 87.36 ▲4.69 % ARI 5,184 ▼1.12 % S&P 500 6,767 ▼0.21 % DOW 47,382 ▼0.68 % NASDAQ 22,685 ▼0.05 % NAFTA 87.36 ▲4.69 % ARI 5,184 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Bota

Erdogan nuk ndalet: Evropa e sotme fashiste dhe e ashpër, do rishikojmë marrëdhëniet

Pas përgjigjes së kancelares Angela Merkel e cila paralajmëroi presidentin turk Rexhep Taip Erdogan që të ndalë krahasimet me nazistët dhe komente të tjera të ngjashme, ka ardhur sërish reagimi i ashpër i Erdogan.

Erdogan ka thënë sot se vota “Po” në referendumin e 16 prillit, është përgjigja më e mirë, ndaj asaj që ai e quajti Evropë “fashiste dhe mizore”.

“Kjo Evropë, si ajo para Luftës së Dytë Botërore, është raciste, fashiste dhe mizore…një Evropë anti-islam dhe anti-Turqi. Pas referendumit të 16 prillit do rishohim marrëdhëniet”, tha Erdogan në një tubim në Ankara.

Referendumi i 16 prillit pritet t’ia rrisë kompetencat Erdoganit, raporton AFP.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Evropës janë tensionuar, pasi Holanda dhe Gjermania anuluan disa tubime të ministrave turq, të cilët dëshironin të merrnin mbështetjen e diasporës turke për referendumin. Erdogan në vazhdimësi e ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, ndërkaq Holandën për “fashizëm”.

Të hënën zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus tha se komenete e Turqisë për “nazizëm dhe fashizëm”, po bëhen me qëllim që Evropa “të mos bie në kurthin e fashizmit”.

Kjo krizë diplomatike po vë në pikëpyetje përpjekjet disa vjeçare të Ankarasë që t’i bashkohet BE-së. Por Erdogan ka thënë se tensionimi i raporteve nuk do të përdoret kundër procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.