EULEX do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim ushtruesin e Detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran.
Gjatë takimit Hoxha falënderoi misionin e EULEX-it për ndihmën dhe mbështetjen e deritashme dhe siguroi se bashkëpunimi me EULEX-in do të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në sektorin e sundimit tё ligjit, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve.
Hoxha po ashtu tha se do të fokusohet nё implementim mё efektiv tё legjislacionit nё fuqi, si dhe tё punohet nё tё gjithë sektorët e drejtësisë nё bazë tё parimit tё transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Thran shprehu gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim sa më të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë.
Ai siguroi ministren Hoxha se EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë dhe do të punohet së bashku me qëllim të fuqizimit të këtij sektori të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.