Ekonomia

FAO seminar-Marreveshje mbi Masat Shtetërore Portuale për të luftuar peshkimin e paligjshem

 Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), në bashkepunim me “General Fisheries Commission for the Mediterranean” (GFCM), një organizatë rajonale për peshkimin nën kujdesin e FAO-s, do të organizojnë në Tiranë, seminarin për implementimin e Marrëveshjes mbi Masat Shtetërore Portuale, (Port State Measures Agreement), e cila parashikon masat që vendet nënshkruese të saj duhet të marrin për të luftuar peshkimin e paligjshëm.

Në një njoftm për shtyp të enjten, ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave bën të ditur se, angazhimi i qeverisë shqiptare është nënshkrimi i kësaj marreveshje në muajt në vijmë, ndërsa do të paraprihet me zhvillimin e seminarit pesë ditor nga 29 Shkurt- 4 Mars në ambientet e Hotel Sheraton, në Tiranë.

Seminari në Shqipëri organizohet me mbështetjen financiare të Mbreterisë së Norvegjisë dhe pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të vendeve të rajonit të Mesdheut dhe të Detit të Zi. Pritet të ftuar në punimet e këtij aktiviteti të jenë zv/Kryeministri,Niko Peleshi, Ministri i Bujqesisë, Edmond Panariti, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme, nga Delegacioni Europian dhe USAID.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button