Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 88.60 ▲0.53%
ARI 4,839 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,394 ▲ +0.56% ETH $2,334 ▲ +0.31% XRP $1.4061 ▲ +3.43% SOL $85.0900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 88.60 ▲0.53 % ARI 4,839 ▲0.32 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 88.60 ▲0.53 % ARI 4,839 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Forcohet kuadri ligjor kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin  ‘Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit’, të ndryshuar”.

Zëvendësministri i Financave, Andi Mehmeti, u shpreh se projektligji synon përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe institucional në këtë fushë, duke e përafruar atë me standardet më të fundit ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Sipas tij, vlerësimet e taskforcës së Veprimit Financiar tregojnë se Shqipëria ka bërë progres në formalizimin e ekonomisë, në reduktimin e përdorimit të parasë cash dhe në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar për parandalimin e krimit financiar.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi, theksoi se ndryshimet synojnë forcimin e mekanizmave ligjorë dhe përfshirjen për herë të parë të konceptit të financimit të armëve të dëmtimit në masë, duke zgjeruar fushën e veprimit të ligjit.

“Projektligji parashikon detyrime të shtuara për subjektet, përfshirë masa më të forta për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe raportim të detyrueshëm në çdo rast dyshimi, pavarësisht pragjeve të përcaktuara”, tha ai.

Një element i rëndësishëm është edhe fuqizimi i rolit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, e cila do të ketë kompetenca të zgjeruara për analiza strategjike dhe koordinim ndërinstitucional, si dhe të drejtën për të mbledhur të dhëna për hartimin e Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut.

Po ashtu, projektligji parashikon mundësinë e bllokimit ose ngrirjes së përkohshme të transaksioneve financiare deri në 72 orë në rastet e dyshimeve të bazuara, përfshirë edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Në të njëjtën kohë, parashikohet hartimi dhe rishikimi periodik, jo më pak se çdo katër vjet, i Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut dhe planit përkatës të veprimit, me synim rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, deklaroi Koçi.

Në interes të pyetjes së deputetit të opozitës Erald Kapri, se çfarë po bëhet për rritjen e sigurisë financiare në vendin tonë në sektorin e ndërtimit, Koçi tha se shumica e rasteve të referuara në organet ligjzbatuese lidhen me aktivitetet në ndërtim dhe pasuritë e paluajtshme, duke shtuar se shumica e sekuestrove realizohen në këtë sektor.

Ai theksoi se institucionet po forcohen dhe bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.

“Patjetër që sektori i ndërtimit mbetet motor i zhvillimit të vendit, duke kontribuar rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Objektivi ynë është që aktiviteti i tij të kthehet në një drejtim të qëndrueshëm zhvillimi”, theksoi Koçi.

Duke folur për sigurinë e tregjeve financiare, ai vuri në dukje hyrjen e Shqipërisë në sistemin SEPA, daljen nga lista gri dhe stabilitetin e arritur financiar, duke theksuar gjithashtu se SEPA ka ulur ndjeshëm kostot për qytetarët.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/1-24-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/2-15-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/3-15-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/4-14-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/5-12-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/6-12-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

e.xh/

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.