G20-a mbështet një veprim të fortë dhe efikas ndaj ndryshimit klimatik
Vendet më të pasura të planetit mbështesin një veprim të fortë dhe efikas mbi ndryshimin klimaterik dhe Fondin e Gjelbër të OKB-së, njoftuan ata sot në përfundim të mbledhjes së G20-s në Australi
“Ne po mbështesim një aksion të fortë dhe efikas për t’u përballur me ndryshimet klimatike. Ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë ndaj mobilizimit të mjeteve financiare për miratimin e këtij Fondi të Gjelbër të OKB-së, për të ndihmuar vendet e varfëra më të ekspozuara, sipas një komunikate përfundimtarë të mbledhjes.
Kjo deklaratë vjen pak para premtimit të Japonisë për të kontribuar me një vlerë prej 1,5 miliardë dollarë në Fondin e Gjelbër të OKB-së, që i shtohet atij të SHBA-së që kishte premtuar një fond prej 3 miliardë dollarë.
Presidenti Barack Obama u tregua i vendosur në çështjen klimatike duke treguar këtë kontribut dje në asutrali, disa ditë pas shpalljes surprizë në Pekin të një marrëveshje mes SHBA-së dhe Kinës mbi angazhime të reja mbi prodhimin e gazit me efekt serrë.
Kryeministri australian, Tony Abbott, pritës i mbledhjes, u tregua shumë i rezervuar në disa pjesë të komunikatës përfundimtare për sa i përket ndryshimit klimatik, të drejtuar nga SHBA-ja dhe BE-ja.


![Anije mallrash lundrojnë në Gjirin Persik, pranë Ngushticës së Hormuzit, siç shihet nga Ras al-Khaimah veriore, pranë kufirit me guvernatoratin Musandam të Omanit, në mars [Dosja: Reuters]](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2026/04/2026-03-30T160853Z_1865467844_RC2B2KACZ1E9_RTRMADP_3_IRAN-CRISIS-IMF-1775503277.jpg-600x380.webp)
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.