Bota

G7 – Samiti i vendeve më të industrializuara fillon me premtimin për rritjen e ekonomisë botërore

 Rigjallërimi i ekonomisë botërore ishte axhenda kryesore sot, pas fillimit të samitit dyditor të G7-ës, që po zhvillohet në qytetin bregdetar japonez të Shimas.

”Pritet që liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të premtojnë stimuj fleksibël fiskalë dhe reforma strukturore për nxitjen e ekonomisë globale pas një ngadalësimi të vërejtur sidomos në vendet në zhvillim”, njoftoi media japoneze.

”Liderët do të konfirmojnë rolin e rëndësishëm të politikave fiskale, monetare dhe strukturore”, shtoi agjencia japoneze e lajmeve, Kiodo.

Para fillimit të samitit, kryeministri japonez, Shinzo Abe i çoi liderët e G7-ës në Ise Grand, zonë e shenjtë në Shinto e besimit indigjen japonez.

Çdo Vit të Ri, Abe lutet në këtë zonë, që tërheq më shumë se tetë milionë vizitorë në vit.

Ise Grand ka 2 000 vjet histori dhe zhvillon rituale dhe ceremoni për paqen në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button