Politika

“Gërdeci” – Kodheli: Është vrarë shpresa për një gjyqësor që jep drejtësi

Ministria e Mbrojtjes bëri sot dorëzimin e zonës së pastruar të Gërdecit, Bashkisë Vorë, ku 8 vite më parë do shpërthente një “fabrikë” për demontimin e armëve, shpërthim ky që shkaktoi 26 viktima, qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta.

Lidhur me këtë tragjedi, gjatë fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se babëzia e një tufe njerëzish të veshur me pushtet shkaktuan tragjedinë. Në vijim Kodheli tha se “është vrarë shpresa për një sistem gjyqësor për të dhënë drejtësi.”

Lidhur me operacionin e pastrimit, ministrja Kodheli tha se Ministria e Mbrojtjes ka reduktuar depot e Magazinave të municioneve.

Po ashtu ministrja tha se falë ndihmës së SHBA dhe shteteve aleate ne sot ecim mbi një tokë të sigurtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button