Kronika
Gjykata shpall të pafajshëm ish-kreun e INUK, Zyhdi Dajti
Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish-drejtuesin e Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit, Zyhdi Dajti, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Dajti u akuzua nga prokuroria se kishte prishur në kundërshtim me ligjin një vilë në një resort turistik në Golem të Kavajës dhe për këtë kishte këkruar dënimin e tij me një vit burg.
Por gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykatësi Altin Abdiu arriti në konkluzionin se Dajti nuk ka konsumuar ansjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Por duket se ish-kreu i INUK nuk është mjaftuar me vendimin e pafajësisë, por deklaroi pas vendimit se do të ngrejë padi penale ndaj pronarit të resortit që e paditi atë për ndërhyrje të paligjshme.