Kronika

Grabitja në Rinas, ministri Tahiri: Përgjegjësi e konçesionarit

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat tha se Policia nuk ka asnjë përgjegjësi për grabitjen në aeroportin “Nënë Tereza”. Ai tha se të vetmit që sot po hetohen janë personat e kompanisë së sigurisë me të cilën janë lidhur drejtuesit e Aeroportit “Nënë Tereza”.

Sipas Tahirit është një kontratë e vitit 2014 me konçesionarin, që largon policinë nga çdo mundësi për të ndërhyrë brenda aeroportit. Ai tha se, Policia kujdeset vetëm për pjesën e terminalit të pasagjerëve dhe kjo është e vetmja gjë që është dëgjuar për shtimin e masave të sigurisë.

“Kur keni dëgjuar masat e sigurisë lidhur me luftën ndaj terrorizmit, bëhet fjalë për terminalin e qytetarëve. Kjo ndodh në të gjithë botën, jo vetëm këtu. Ne kemi një kontratë me konçesionarin dhe është ai që mban përgjegjësi. Ky i fundit ka dështuar në siguri. Nëse konçesionari nuk e bënë dot pjesën e sigurisë të na kontraktojë ne dhe e bëjmë ne si Polici Shteti, ose të rishikohet kontrata. Edhe në bankë po të shkosh janë disa dyer, të parën e kalon, të dytën ka nivel tjetër sigurie”, tha Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button