Kronika
Grabitja në Rinas, të arrestuarit mbeten në burg
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masat e sigurisë për grupin e të arrestuarve në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.
Kështu, togat e zeza kanë dhënë masën “arrest me burg” për Arben Karafilin, shef i stacionit të ICTS-së; Bledar Blloshmin, punonjës i kompanisë ICTS po në Rinas; dhe Kujtim Picarin, shoqërues i parave.
Ndërkohë, për drejtorin e shërbimeve aeroportuale, Vangjel Nikolla është dhënë arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.