Ekonomia

Grands Reporters: Kur Shqipëria hap krahët për turistët

Gazeta franceze “Grand Reporters” është promovuesja e rradhës e Shqipërisë turistike. Siç bën të ditur revista “Monitor”, gazeta franceze i ka dedikuar një artikull të gjatë turizmit në vendin tonë.

Autori, Erik Bataille e ka titulluar: “Kur Shqipëria hap krahët për turistët”. Ai e nis me një citim duke thënë se “gjysmë shekulli diktaturë totalitare, nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të nisin kuriozitetin”.

“Njëzet vjet më vonë, Kanuni nuk është Bibla për malësorët katolikë të Veriu. Ata ndjekin përsëri disa tradita ballkanike, por nuk është më ajo kohë. Shteti është kthyer. Turizmi po gjeneron të ardhura për ekonomitë e reja lokale, në krah të kontrabandës së përjetshme.

Në vizitat e para turistët aventurierë ishin të kujdesshëm, ishin të ndryshëm, madje edhe antagonistë. Por, sektori është në rritje. Kjo edhe e nxitur nga fantazitë për vendin e ndaluar që është vetëm dy orë nga Parisi. Gjysmë shekulli të diktaturës absolute mund të nxisin kuriozitetin. Francezët mbeten gjithmonë të habitur kur në hotel apo restorant ata dëgjonë që shqiptarët flasin gjuhën e tyre…”, e vijon rrëfimin e tij, Erik Bataille.

Në këtë udhëtim, gazetari francez bën një përshkrim të destinacioneve më të veçanta turistike që ka Shqipëria, siç është Vlora, që ai e quan e ardhmja e bukur e Ballkanit, me shëtitoren e saj që është pagëzuar me emrin ‘lungomare’. Më pas vijon me qafën e Llogarasë, ku zhytesh në aromën e pishave. Përshkrimi vijon me ishullin e Sazanit, që tashmë është kthyer në një destinacion tepër të kërkuar për shkak të kthimit në një zonë turistike.

Apollonia, është një tjetër destinacion që vjen në rrëfimet e gazetarit francez, duke u ndjekur më pas edhe nga qyteti i lashtë i Butrintit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button