Kosova

Hoxhaj e quan të rrezikshme iniciativën e Serbisë për ngritjen e shtatores së Sllobodan Millosheviqit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dalë kundër ngritjes së përmendores së diktatorit serb, Slobodan Millosheviq.

Hoxhaj përmes twitter-it ka dënuar fuqimishëm përpjekjet për ndërtimin e përmendores së Millosheviqit.

“Kundërshtojmë fuqishëm përpjekjet në Serbi për të pastruar Slobodan Millosheviqin nga përgjegjësia për krimet e luftës dhe aktet gjenocidiale në Ballkan. Rehabilitimi i Millosheviqit është sulmi më serioz ndaj paqes dhe pajtimit në rajon. Një precedent shumë i rrezikshëm ndërkombëtarisht”, ka shkruar Hoxhaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button