INSTAT: Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 10,32 %
INSTAT bëri të ditur sot se, eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 10,32 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015.
Ndikimi kryesor në këtë treguese sipas të dhënave zyrtare kanë dhënë grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi ” , eksporret bujqesore ndikuar pozitivisht nga grupi “Ushqime, pije, duhan” si dhe “Produkte kimike dhe plastike”.
Ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve sipas INSTAT, u rrit me 6,07 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, ku kontribut dhanë grupet “Tekstile dhe këpucë” , “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi”, etj.
Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, kryesisht me Italinë, Greqinë. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë qënë në nivele më të ulta janë, Kosova, Maqedonia Kina.
Ndërsa, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2015 janë:Turqia Greqia Gjermania.