Maqedonia
Ja sa persona e kanë shfrytëzuar mbrojtjen sociale në Maqedoni
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në vitin 2015 gjithsej 16087 të mitur e kanë shfrytëzuar mbrojtjen sociale, ndërkaq 39785 të rritur e kanë shfrytëzuar këtë mbrojtje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
28018 amvisëri e kanë shfrytëzuar ndihmën sociale, me para. Me hulumtimet e zbatuara në vitin 2015, përveç katër shtëpive shtetërore për të moshuar, janë përfshirë edhe 16 shtëpi të tilla private.