09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 16°C · Vranët
S&P 500 6,709 ▼0.46%
DOW 47,139 ▼0.76%
NASDAQ 22,362 ▼0.11%
NAFTA 98.43 ▲8.28%
ARI 5,096 ▼1.23%
Breaking
Bota

Jemen, nesër në fuqi armëpushimi 72-orësh

Një minutë para mesnatës së ardhshme do të hyjë në fuqi armëpushimi 72-orësh në Jemen. Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i OKB-së, Ismail Ould Ahmed.

Sipas zyrtarit të lartë, armëpushimi do t’i mundësojë popullsisë së Jemenit vazhdimin e gjakderdhjes dhe shtrirjen e shpërndarjes së ndihmave humanitare.

“Armëpushimi mund të rinovohet, me shpresën se do të sjellë edhe një përfundim afatgjatë të konfliktit”, ka deklaruar Ahmed.

Konflikti i armatosur ka si protagonistë koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe militantët shiitë Houthi të mbështetur nga Irani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.