☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,761 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,779 ▼ -1.26% ETH $2,186 ▼ -1.46% XRP $1.3243 ▼ -0.37% SOL $82.1200 ▼ -0.13%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,761 ▼0.54 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,761 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Kandidati Toska merr mbështetjen e bashkisë së Brescias

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Cërrik, Altin Toska, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Brescias, Emilio del Bono.

Gjatë këtij takimi, Toska ka marrë edhe mbështetje nga kryebashkiaku i Brescias për projektet e transformimit të Cërrikut. Toska ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Brescias, Emilio del Bono, i cili ka zgjatur 40 minuta. Mësohet se mes kryebashkiakut dhe kandidatit është folur për projekte të karakterit ekonomik.

Fillimisht kandidati Toska, i cili është rezident prej 17 vitesh në Brescia dhe njihet për lidhje të forta jo vetëm me komunitetin shqiptarë atje, por edhe me drejtues të lartë politik si dhe biznesmenë të fuqishëm, e ka falënderuar kreun e Brescias për mikpritjen dhe atë çka ai ka bërë dhe bën për shqiptarët me shpresën se në të ardhmen mund të vendosen ura bashkëpunimi edhe me një bashki të vogël, por me shumë hapësirë për investime. Nga ana e tij, Del Bono mësohet të ketë dhënë gjithë mbështetjen e tij dhe jo vetëm politike. Ai e ka quajtur rastin e Altin Toskës një histori frymëzuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.