Politika

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi Konventën Zgjedhore në Burrel

Sipas parimit një anëtar një vote, Lëvizja Rinore për Integrim e Burrelit zgjodhi në Konventën Zgjedhore të mbajtur në këtë qytet Fjoralba Krikun si kryetaren e re të këtij forumi.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, në fjalën e saj falënderoi të rinjtë për mbështetjen dhe shprehu angazhimin për të punuar me qëllim zgjidhjen e problemeve që kanë të rinjtë.

“Unë dua t’ju falënderoj shumë edhe për mbështetjen dhe për besimin që më dhatë në Konventën Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim duke më zgjedhur dhe si kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim. Në Konventën Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim, ashtu siç edhe ju ishit pjesë, ne diskutuam dhe miratuam edhe programin e LRI-së për vitet 2016-2020. Çështje të ndjeshme për të rinjtë jo vetëm për të rinjtë këtu, por për të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, janë arsimi, punësimi, rritja ekonomike, përfshirja sociale e shumë e shumë ndjeshmëri të tjera të cilat ashtu si unë që jam studente, por edhe ju i hasni dhe i ndjejmë çdo ditë në përditshmërinë tonë”, tha Kërpaçi.

Kryetari i deges se LSI-së në Burrel, Agim Hysi, u shpreh se LSI-ja dhe rritja e saj është e qartë dhe se misioni i saj plotësohet duke pasur një organizatë rinie të fuqishme dhe të mirëorganizuar.

“Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka marrë përsipër që ëndrrën evropiane të shqiptarëve, të nisur nga idealisttë e viteve ‘90, përfaqësuesi kryesor i së cilës është edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, ta mundësojmë këtë t’u rikthejmë besimin shqiptar”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button