☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.79 ▲8.64%
ARI 5,147 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,380 ▼ -1.03% ETH $2,023 ▼ -0.79% XRP $1.3705 ▼ -1.47% SOL $85.1300 ▼ -1.77%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.79 ▲8.64 % ARI 5,147 ▼0.62 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.79 ▲8.64 % ARI 5,147 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Liria tregtare, Shqipëria e para në rajon

“Heritage Fondation”, një nga institutet kërkimore më të njohur në fushën e ekonomisë e klasifikoi Shqipërinë si vendin e 13 në botë për nga lehtësia e të bërit tregti me jashtë. Renditja u bë publike në indeksin e lirisë tregtare.

“Sipas këtij indeksi Shqipëria arrin në vendin e parë në rajon dhe krahasuar me vitin e kaluar jemi përmirësuar me 20 pozicione. Ky është një tregues shumë domethënës që ndikon në rritjen e  shkëmbimeve tregtare dhe rritjen ekonomike”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Sipas indeksit, gati gjysma e importeve në Shqipëri janë të përjashtuar nga tarifat doganore, ndërsa pjesa tjetër paguajnë taksa të ulëta. Paralelisht vendi ka procedura të thjeshta administrative, veçanërisht për shkëmbimet tregtare me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit.

“Shqipëria po punon intensivisht për reduktimin e barrierave jotariforeve dhe thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave doganore. Shqipëria si vend antar i CEFTA-s  zbaton me përpikmëri protokollet e tregtisë së lirë”, shtoi Ekonomi.

Por edhe pse është një nga vendet me ambientin më miqësor për tregtinë, Shqipëria ka shkëmbimet më të ulëta tregtare në rajon. Sipas Bankës Botërore vitin e kaluar shkëmbimet tregtare të Shqipërisë ishin sa 54 përqind e Prodhimit Kombëtar nga 66 përqind që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.