Bota

Malala Yousafzai, e dërguara e OKB-së për paqen

Fituesja e Çmimit Nobël për Paqen, Malala Yousafzai është emëruar e dërguara e OKB-së për paqen.

Në vitin 2012, Yousafzai për pak u vra nga talebanët pasi bënte fushatë për të drejtat e vajzave për t’u arsimuar.

Duke pranuar çmimin në Nju Jork, ajo u shpreh se, “ndryshimi fillon nga ne dhe duhet të fillojë tani”.

“Nëse dëshiron të kesh një të ardhme të shkëlqyer, atëherë duhet të fillosh të punosh që tani dhe të mos presësh nga të tjerët”, tha ajo.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e cilësoi vajzën si “simbolin e gjësë më të rëndësishme në botë, arsimit”.

Muajin e kaluar Malala deklaroi se kishte marrë një ofertë për studime për politikë, filozofi dhe ekonomi nga një universitet britanik, por pa saktësuar se për cilin universitet bëhet fjalë.

Pesë vjet më parë, ajo për pak i shpëtoi vdekjes pasi u sulmua teksa kthehej në shtëpi nga shkolla në Pakistan.

Të dërguarit për paqen zgjidhen nga fusha e artit, letërsisë, shkencës, spektaklit, sportit dhe fusha të tjera të jetës publike.

Emra të tjerë të njohur që e kanë fituar këtë titull janë Muhammad Ali, George Clooney, Michael Douglas, Leonardo di Caprio, Stevie Wonder dhe Charlize Theron.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button