“Më goditën me skafandër në kokë”, Aulon Kalaja flet për incidentin që i ndodhi në protestë
Aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka treguar detaje nga momentet para se të
Aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka treguar detaje nga momentet para se të humbte ndjenjat gjatë protestës së opozitës më 17 prill. Kalaja theksoi se ai u sulmua nga policia me skafandër dhe ndaj tij u hodh sprej.
Teksa shpjegonte përplasjet me policinë, ai theksoi se në një moment nuk po merrte dot frymë nga sprajti dhe humbi ndjenjat duke rënë në tokë. Kalaja shton se i ka kërkuar ndihmë një personi dhe më pas është dërguar në spital ku atje ka filluar të marrë pak veten.
Ai thekson se nga dhuna ai ka shembje në pjesën e qafës, të shpatullës edhe të kokës. Kalaja shton se ai duhet të mbajë qafore për 21 ditë.
“Në momentin që i kam kthyer kurrizin policisë, aty goditem me skafandër tek pjesa e qafës mbrapa, te kocka. Në këto momente kam tentuar për t’u larguar me vrap, jam asfiksuar dhe nuk merrja dot frymë. Jam rrëzuar në bulevard.
Po ky është momenti që humba ndjenjat. Me sa mbaj mend kam kapur këmbën një djali. Unë mendova se është polic sepse mu dukën si këto kambalet e policëve kur u jam rrëzuar dhe i thashë më ndihmo dhe thirrën ambulancën. Kaq mbaj mend.
Ambulanca mendoj që është vonuar shumë, kam përshtypjen, domethënë kështu më rezulton nga biseda që kam bërë me njerëzit. Kam menduar që jam në QSUT, ndërkohë kisha qenë në spitalin ushtarak, se nuk e kam pasur vetëdijen herë pas here dhe nuk i kam hapur dot sytë, sepse sasia e madhe e sprait që më kishin hedhur më kishte djegë pjesën e kokës domethënë të skalpit.
Kisha dhimbje shumë të fortë të qafës dhe i kërkoja mjekut, nuk e di kush ishte që kërkoi komunikim me mua dhe më tha ku të dhëmb dhe po i tregoj me shenjë dhe i thashë du që të më shikosh qafën se këtë kam problem.
Pyetja kam pirje, unë pirje nuk kisha për fat të mirë dhe më kanë futur në skaner. Në kohën që më kanë futur në skaner aty kam filluar duke u aktivizuar. Në ambulancë kam qenë bashkë me Luçano Boçin. Kemi qenë nja tetë veta në ambulancë. U bë rromujë e madhe dhe pastaj më kanë shtruar.
Më bërë një venozë në krah dhe në ato momente doli epikriza. Përgjigja ishte që kisha një kontuzion, pra një shembje në pjesën e qafës, të shpatullës edhe të kokës, të rrafshit të kokës këtu mbrapa. Më thanë që duhet të mbaj këtë qafore për 21 ditë për te parë gjendjen se si do vijojë”, tha ai ndër të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.