Bota

Media: Shkarkohen nga detyra 9.000 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

Rreth 9.000 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme turke, pjesa më e madhe policë dhe xhandarë u shkarkuan nga funksioni pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit, raportoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadoll”.

Rreth 4.500 policë dhe 614 xhandarë numërohen në mesin e nëpunësve të larguar nga detyra, me një numër të përgjithshëm 8.777 persona, referuar Anadollit që citon Ministrinë e Brendshme.

“Një drejtuesi i një province dhe 29 kryebashkiakëve i është lëshuar shkresa e shkarkimit nga funksioni i mëparshëm”, shtoi agjencia.

Kjo valë shkarkimesh po kryhet në kuadër të një spastrimi të gjerë të aparatit shtetëror me urdhër të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan pas dështimit të përpjekjes për përmbysjen e regjimit të tij nga një grup ushtarakësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button