Ekonomia

Meta: Standardet ushqimore, të rëndësishme për konsumatorin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë këtë të martë në inaugurimin e fabrikës së përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kjo fabrikë, e pajisur me linjën e plotë të përpunimit të qumështit dhe e ngritur me kontributin financiar të Bashkimit Evropian, është në shërbim të studentëve të këtij universiteti dhe mësimdhënies.

Pasi preu shiritin e inaugurimit dhe u njoh nga afër me këtë investim, Meta tha se ngritja e kësaj fabrike është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve.

“Është kënaqësi për mua që sot, në një ditë të rëndësishme, në Ditën e Konsumatorit, dhe konsumatori është mbreti i tregut, përurojmë këtë qendër të standardeve evropiane për përpunimin e qumështit dhe të nënprodukteve të tij, këtu në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve tanë, duke filluar që nga fëmijët edhe të gjithë gjeneratat e tjera.

Është një rritje e vetëdijes për të përmirësuar standardet e ushqimit dhe për të arritur standardet më të larta evropiane. Jo vetëm për të kënaqur kërkesat e larta dhe në rritje të konsumatorëve tanë, por njëkohësisht edhe për t’ju përgjigjur nevojës të konkurrimit të produkteve tona në tregjet ndërkombëtare”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button