09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 17°C · Vranët
S&P 500 6,692 ▼0.71%
DOW 47,014 ▼1.03%
NASDAQ 22,294 ▼0.42%
NAFTA 100.43 ▲10.48%
ARI 5,112 ▼0.91%
Breaking
Maqedonia

Mucinksi: Organizatat qytetare dhe partitë opozitare kërcënojnë administratën publike

Zv. ministri i shoqërisë informatike dhe administratës publike, Timço Mucinski ka deklaruar se disa ditë para zgjedhjeve, bëhet trysni ndaj të punësuarve të administratës publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp që përcjell agjencia e lajmeve AIM, Mucinski theksoi se trysnitë vijnë nga ana e organizatave qytetare dhe shoqatave të cilat i shënjestërojnë dhe etiketojnë administratorët, i kërcënojnë dhe i nënçmojnë. Trysni ka edhe nga partitë opozitare.

Sipas tij, e gjithë kjo bëhet për t’i detyruar administratorët në agjendë partiake për të siguruar disa vota më shumë. Mucinski shtoi se për çdo ditë pranojnë ankesa dhe reagime nga të punësuarit në administratë, të cilët bëjnë të ditur se pranojnë letra personale dhe kërcënime të drejtpërdrejta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.