🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,327 ▼ -0.38% ETH $2,409 ▼ -1.45% XRP $1.2912 ▼ -1.78% SOL $103.5100 ▼ -0.88%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursë ka rënë me mbi 18 dollarë për fuçi në 24 orët e fundit, ndërsa në Shqipëri me vetëm 4 lekë për litër. Nga 224 lekë për litër, në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Transparencës vendosi se çmimi maksimal i shitjes së naftës do të jetë 220 lekë. I pandryshuar ka mbetur çmimi për benzinën në 181 lekë për litër.

Kjo në një kohë që pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim 2-javor mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës ra në rreth 92 dollarë nga mbi 110 dollarë për fuçi që ishte. Rënia përllogaritet në 18.29 dollarë për fuçi apo 16.5 për qind.

Ndërkohë në Shqipëri, çmimi i naftës u ul me 4 lekë apo 1.8 për qind. “Rriten si raketë, ulen si pupël”… fenomeni i mos-ndjekjes në mënyrë të drejtë të çmimeve të karburanteve në bursë për t’i reflektuar më pas në tregun vendas është një fenomen i vjetër për Shqipërinë. Për herë të parë kjo formë abuzimi u provua nga Autoriteti i Konkurrencës 4 vite më parë, pas një hetimi në tregun e karburanteve për periudhën tetor 2021–shkurt 2022.

Kjo problematikë që po përsëritet edhe këtë vit për ekspertët i ka rrënjët te përqendrimi i lartë i tregut të karburanteve në pak duar. “Kemi një dominancë të kësaj natyre me operatorë të njëjtë apo të ngjashëm në historinë e të paktën 15 viteve të fundit ku tregu është dominuar nga 2-3 aktorë. Autoriteti i Konkurrencës ka kryer hetime dhe dhënë rekomandime, por ato nuk janë zbatuar”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

Por megjithëse provohet se në tregun vendas të karburanteve ka spekulim, asnjë masë nuk merret ndërsa çmimet vetëm rriten. (

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.