Ekonomia

Ndërtimi i Unazës së Vogël: Ja çfarë parashikohet me këtë projekt

Vijojnë punimet e nisura nga Bashkia e Tiranës me 14 shkurt për ndërtimin e Unazës së Vogël, një projekt ky që do të pajisë këtë aks me korsi vetem për biçikletat, autobusët, si dhe me hapësira të bollshme për këmbësorët.

Pas shëmbullit të rrugës së parë me korsi të posaçme, rrugës “Dritan Hoxha”, do të vazhdohet edhe nëpërmjet këtij projekt.

Sipas synimit të bashkisë, Tirana duhet të funksionojë si një qytet për njerëzit dhe jo për makinat dhe mjetet. Pas përfundimit të projektit të Unazës së Vogël, do të fillojnë punimet e projektit për sheshin “Skënderbej”.
Po ashtu, bashkia e Tiranës ka përsipër të gjitha detyrimet ligjore në lidhje me shpronësimet e të gjitha familjeve që preken nga ky projekt.

unaza 1Është parashikuar që punimet do të mbyllen më shpejt se 4 muaj. Projekti parashikon zhvillimin dhe rinovimin e zonës, përfshin trotuaret, ndërtimin e dy korsive për biçikleta në dy anët e rrugës, ndërtimin e dy rripave të gjelbërimit në të dy anët e rrugës dhe rrugë për mjetet.

Punimet për Unazën e Vogël do të përfshijnë 3 segmente: segmenti i parë është nga Banka e Shqipërisë deri te Bulevardi; segmenti i dytë, nga bulevardi te rruga e “Barrikadave” dhe segmenti i tretë, rruga e “Barrikadave”, kryqëzimi me rrugën “Urani Pano” deri tek “Ushtari i Panjohur”.

Punimet parashikojnë shembje dhe shpronësime, ndërtimin e segmentit të katërt të Unazës së Vogël të kryeqytetit, ndërtime të kanalizimeve si dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.

Me qëllim mbarëvajtjen e punimeve gjatë zbatimit të projektit të Unazës së Vogël dhe lehtësimin e trafikut, Bashkia e Tiranës ka njoftuar disa ditë më parë se qarkullimi i automjeteve në rrugën “Ded Gjo Luli”, do të bëhet i kufizuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button