Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,937 ▲ +1.15% ETH $2,245 ▲ +1.24% XRP $1.3449 ▲ +0.19% SOL $84.2100 ▲ +0.77%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Një shekull burg bandës shqiptare të drogës në Britani

Një bandë shqiptare, e cila bashkëpunonte me anglezë, e që shpërndante drogë të klasit të parë, kokainë e disa droga të tjera, është dënuar nga gjykata britanike me mbi një shekull burg me dënime që varjojnë nga 6 vjet deri në 14 vjet heqje lirie.

Ky grupi i strukturuar kriminal, prej 14 vetash, operonte në Northamptonshire, në Anglinë qëndrore dhe e merrte kokainën dhe drogat e tjera nga grupe të tjera shqiptare në Londër dhe e shpëndante atë më pas në disa qytete në Anglinë qendrore.  Sipas gazetës “Nottingham Post”, detektivët e policisë së Nottinghamit kanë vëzhguar grupin kriminal shqiptar gjatë periudhës korrik-dhjetor të vitit të kaluar dhe kanë arrestuar më pas anëtarët e këtij grupi të kryesuar nga Mirjan Kola që furnizonte më pas një tjetër grup të kryesuar nga Blerim Aga.

Më shumë se 7 kg kokainë me një vlerë prej një milionë stërlina u kapën nga detektivët, gjysmë kg kanabis me vlerë 7 mijë e 500 stërlina dhe sasi drogash të tjera sintetike deri imitacione armësh, dokumente identitetë të rremë dhe 63 mijë stërlina.

Detektivët britanikë besojnë se ky grup kriminal mund të ketë qarkulluar sasi më të mëdha droge dhe parash gjatë aktivitetit të tyre të më hershme, pasi hetimet e tyre mbulonin vetëm gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Sipas inspektorit detektiv të Policisë së Northamptonit Greg Maides, “kemi të bëjmë me një grupim kriminal të mirëorganizuar edhe pse ne kemi hetuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore”.

Nuk është sekret që në Britani të Madhe, nisur nga arrestimet dhe dënimet e grupeve të ndryshme kriminale që merren me furnizimin dhe shpërndarjen e drogës dhe kryesisht kokainës, shqiptarët konsiderohen nga autoritetet policore si ndër elementët më kryesorë të këtij trafiku, gjatë viteve të fundit, për shkak të sasive të mëdha të drogës së kapur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.