☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,914 ▼ -2.69% ETH $2,186 ▼ -2.76% XRP $1.3264 ▼ -1.67% SOL $81.8100 ▼ -3.48%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Padi ekspertit të reformës në drejtësi

Reforma në drejtësi do të bëhet nga njerëz të cilët nuk duhet të jenë vetëm profesionistët më të mirë të ligjit, por edhe të jenë të pastër para tij.

Por për njërin ndër ekspertët e nivelit të lartë, që është përfshirë në tryezat për ndryshimet  kushtetuese, profesor Kristaq Traja, ish-gjyqtar i Gjykatës Europiane në Strasburg, është depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për kallëzimin e familjes Okaj nga Shkodra, të dorëzuar në organin e akuzës në fillim të dhjetorit 2015. Familja Okaj ka bashkangjitur kundër profesor Trajas si provë një mandat pagese të prillit 2015, në të cilën e kanë paguar me shumën e 8 mijë eurove,  pasi ai ju kishte premtuar të tërhiqte nga Ministria e Financave  shumën e rreth 821 mijë eurove, një shumë e deklaruar nga Gjykata e Strasburgut si dëmshpërblim familjes Okaj për çështjen e pronave.

Denoncuesit pretendojnë se në bazë të kontratës i kishin premtuar zotit Traja shumën prej 5 përqind të parave që do të tërhiqeshin nga Ministria, pra gati 41 mijë euro.

Por, meqë nuk morëm asnjë euro, shprehen kallëzuesit, ne ja hoqëm prokurën e dhënë zotit Traja në qershor 2015. Sipas kallëzuesve, atyre ndërkohë nuk u është kthyer pas shuma e dhënë prej gati 8 mijë eurove për shërbimin që Traja, në funksionin e avokatit, duhet të kryente.

Përpos dokumentave të bashkangjitur për hetimin, familja Okaj ka depozituar edhe revokimin e prokurës si edhe një vendim ekzekutimi nga Gjykata Civile,  e cila urdhëron që profesori të kthejë mbrapsht shumën prej rreth  8 mijë eurove.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.