Politika

PD: Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis

Partia Demokratike ka deklaruar se edhe pse ka treguar me fakte “luginën e drogës“ në Vlorë, policia nuk ka marrë asnjë masë për këtë. Nëpërmjet Sekretarit të Aksionit Politik, Ervin Salianji, PD-ja thotë se policia nuk ndërhyn pasi kanabisi është “biznesi qeveritar i Ramës dhe Tahirit”.

“Prej 4 ditësh kemi denoncuar me video, foto, prova të dorës së pare, luginën e drogës në Vlorë. Prej dy ditësh  kemi denoncuar me video, foto e prova   hambarin e drogës në vendlindjen e Tahirit të Ramës, prej nga vijnë dhe pjesa më e madhe e krerëve të Policisë. Edhe pse i treguam ne vend parcelat e me kanabis, asnjë mase, asnjë operacion. Arsyeja dihet, ky është biznesi qeveritar i Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit. Ai bëhet nën mbikqyrjen e shefave të policisë, që janë sekserët e 30 përqindëshit për cdo parcelë”, u shpreh Salianji.

“Këto prova e dëshmi të siguruara e të publikuara nga Partia Demokratike, konfirmojnë atë që di çdo shqiptar: Pa lejen e Edi Ramës, askush nuk mund te bëjë një biznes të tillë kriminal. Ky biznes kërkon garanci e mbrojtje që në fazën e parë, kërkon garanci të vazhdueshme, kërkon që ligji të mos funksionojë, që policia të mos funksionojë. Prej 3 vitesh këtë pushtet në Shqipëri, që ndalon ligjin të funksionojë, që ndalon policinë të funksionojë e ka pasur dhe e ka ushtruar Edi Rama. Ndaj, Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis që mbillet e trafikohet në territorin e vendit, sepse ai e lejon, ai e bekon, skemën e 30 përqindëshit, taksa e famshme për miliona eurot e përmuajshme të këtij krimi që po shkatërron vendin, për të pasuruar trafikantët e qeveritarët. Edi Rama është përgjegjës për krimet që po ndodhin çdo ditë për shkak të këtij biznesi kriminal. Si rasti i një jave më parë, që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjecari Elidian Pashai ra viktime e një tafikanti të njohur droge që kontrollonte arat me kanabis në këtë zonë. Edi Rama është përgjegjës për viktimat e përditshme në aksidentet rrugore, pasi policia e tij është duke ruajtur drogën nëpër parcela. Edi Rama është përgjegjës për shfrytëzimin e fshatarëvë të varfër me 10-20 mijë lekë të vjetra, të cilët detyrohen të shërbejnë në parcelat me drogë për shkak te mjerimit te tyre, duke mundësuar kështu miliona euro për trafikantët e qeveritarët. Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e bujqësisë shqiptare nën presionin e narkokultivuesve. Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e ekonomisë shqiptare dhe biznesit të ndershëm që tani duhet të konkurrojnë me ekonominë e drogës. Edi Rama e di se narkotrafikantët tashmë po bashkëpunojnë edhe me celulat e terroristëve që duan të financojnë aktivitetin e tyre me paratë e drogës. Por me veprimet dhe mosveprimet e tij, inkurajon në fakt këtë gjendje të paprecedentë kriminaliteti dhe kërcënimi të stabilitetit dhe sigurisë kombëtare”, shtoi Salianji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button