🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.85 ▲3.26%
ARI 5,024 ▼1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,408 ▲ +1.68% ETH $2,111 ▲ +2.29% XRP $1.4023 ▲ +2.11% SOL $88.7800 ▲ +2.54%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.85 ▲3.26 % ARI 5,024 ▼1.99 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.85 ▲3.26 % ARI 5,024 ▼1.99 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Përmbytjet, Kosova dërgon nesër 200 krerë bagëti e ndihma për Levanin

Kosova do të dërgojë të shtunën kontingjentin e dytë të ndihmave, kontribut i disa bizneseve vendore, në drejtim të zonave të përmbytura në komunën e Levanit, në qarkun e Fierit.

ndihma1Ndihma këtë herë konsiston në 200 krerë bagëti, ushqime, veshmbathje, miell si dhe ushqim për kafshët. Në 7 shkurt portën kufitare në Vërmicë-Morinë e kaluan 15 kamionë nga Kosova me ndihma në vlerë 300 mijë euro për banorët e zonave të përmbytura në Shqipëri.

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë bënte të ditur se nga pika kufitare e Vërmicës biznese të ndryshme të Kosovës nisën drejt Vlorës ndihma në ushqime për banorët e dëmtuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Janë dërguar 15 kamionë të tonazheve të larta, me një vlerë rreth 300 mijë euro. Një pjesë e konsiderueshme e ndihmës ishin edhe ushqime për bagëtitë.

Në Prizren nga mëngjesi u bënë bashkë kamionët me ndihma nga rajone të ndryshme të Kosovës, pasi një ditë më parë ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, me kërkesë të bizneseve kosovare ka zhvilluar një takim në Prishtinë me donatorë ndihmash për zonat e prekura nga përmbytjet në Shqipëri.

Me atë rast u paralajmërua se ditët e ardhshme edhe më shumë biznese nga Kosova, por edhe nga Lugina e Preshevës, pritet të jenë pjesë e këtyre ndihmave drejt Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.