🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,774 ▲ +0.74% ETH $2,328 ▲ +0.61% XRP $1.4206 ▲ +0.72% SOL $93.1500 ▲ +1.48%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Opinion

Persekutorë të vdekur për Ndrenikën

Nga Frrok Çupi

Nuk janë të vdekur, në kuptimin që ishin por nuk janë më.

‘Të vdekur’ në kuptimin që themi shpesh në pezhorativ se ‘ Iksi vdes të bëjë pretencën kundër Robert Ndrenikës”. Ose ‘ të vdekur’ për të qenë kontroversë ndaj vlerave të shoqërisë. Apo ‘ i vdekur’ për të kruar brirët me një njeri të suksesshëm e të njohur në publik. Sepse kështu merr pak vlerë, dhe thonë “filani, njeri koti, por ia mblodhi Kadaresë”.

Në rastin tonë kemi Robert Ndrenikën, Anthony Quinn ose Clint Eastwood shqiptar.

U shfaqën këto ditë si mizat e dheut, në tufa kundër simbolit tonë. Herë me mikrofon gazetari, herë me fytyrë idioti, herë pa dhëmbë në gojë, herë mashkull politikan me zë femre, herë pinjoll i rënë nga vakti dikur…

Të gjithë këta të kategorive kontroverse, na dhanë nga një mësim. Mos i quajmë se ‘fare fare pa vlerë’, na dhanë nga një mësim:

1.

Që kur i afrohen Ndrenikës, duan të martohen me djallin. Po çfarë del prej martesës? Ndoshta si në romanin e Kadaresë, dhjetë metra tel me gjemba.

Ishin një tufë gazetarësh. I zunë pritë Robert Ndrenikës. Kush të fliste më shpejt. Njëri qe më i zoti.

-Zoti Ndrenika, a e bëni burgun për Erjon Veliaj?

-Po.

(Aktori i madh, me më shumë role se anëtarët e partisë së Shehaj, sapo ka takuar Erjon Veliaj në sallën e gjyqit dhe i ka puthur duart. I ka thënë edhe se ‘sa të ka mbetur se ta bëj unë burgun’). Si për një profet të munduar si Krishti

Gazetari u tërbua pse Ndrenika tha ‘Po’, shqeto. Këta janë nga lloji që e përdredhin fjalën.

-E përballon dot?, e pyet gazetari, si për t’i fyer moshën 84 vjeç.

Edhe kjo skenë ishte parë dikur gjatë revolucioneve kur krijohej ‘njeriu i ri’, si në Kinë apo edhe Shqipëri. Fyenin gjeneratën e mëparshme.

Ndrenika u përgjigj:

-Po, e përballoj.

-Po për 13 akuzat që ka për Erjon Veliajn, çfarë thua?

-Ato nuk i kam kuptuar!, tha Aktori i madh.

Gazetari ngeli me gisht në gojë. Ai kupton gjithçka që i thotë urrejtja e pasioni, por jo e vërteta. Kurrë nuk e pyet të vërtetën. Ky nuk bën as për prokuror, as për gazetar jo e jo.

2.

Njeriu di aq shumë sa ka mësuar dhe sa ka parë. Për shembull, politikani Agron Shehaj, nuk paska parë njeri me sy. Iu sul Ndrenikës me fjalorin më të lig e më idhnak. Ishte gati t’i dilnin dy sytë teksa fliste kundër tij.

Pse ishte ky kaq ‘gështenjë në prush’ e pse vallë Robert Ndrenika i ngadaltë, i qartë, i qetë.

Sepse Ndrenika në jetën e tij të pasur ka patur përballë lloje- lloje tipash: Personazhe pozitive dhe negative, batakçinj dhe fisnikë, delenxhinj dhe injorantë, të pafytyrë dhe të munduar.

I ka takuar në role dhe me ta ka ndërtuar filma e drama. Tani, po ata ka përballë. Nuk është hera e parë që hyn në dramën që tani përjeton vetë vendi.

3.

Bota ka qenë dhe është me fat pse tipa si këta nuk bëjnë ligjin. Kjo edhe mund të ndodhë, që e keqja të dalë mbi të mirën njerëzore. Edhe bota i trembet kësaj. Deri më sot nuk është përmbysur bota.

Shikoni vetëm dy tipa:

Politikani Shehaj dhe avokati i Metës. Të dy ‘ të persekutuar’, por ky i Metës më shumë i persekutuar dhe mallkon publikisht: “Vdekje komunistëve, vdekje Rexhep Qosjes”. Mallkoi edhe Ndrenikën.

Njeriu, pas kësaj, kthehet deri në pikën sa të lavdërojë Enver Hoxhën që na i paska mbajtur larg këta tipa. E hidhët është, por edhe reale.

4.

Këta tipa të hyjnë nën lëkurë, ose edhe shoqërisë tentojnë t’ i hyjnë në bark.

Gazetari Andre Dangëlli, sot ka shkruar një shkrim ku thuhet: Secili nga këta “ka shpikur Robertin e tij brenda vetes dhe mërzitemi kur ai që kemi vizatuar nuk përputhet me Robertin që shohim”.

Kjo është si bombë për shoqërinë. Sepse këta nuk janë edhe aq pak. Por këta mbajnë zeher në trurin dhe kurmin e tyre; mbajnë stres, hahen me veten, kanë ankth dhe konflikt me veten. Domethënë këta bëjnë jetë të keqe, u lodhet sistemi nervor, ndjekin bishtin e tyre, bëhen problem për shoqërinë. Edhe vdesin më shpejt.

E pse gjithë kjo? Sepse përballë u shfaqen vlerat e larta të shoqërisë; ndoshta edhe vetë Robert Ndrenika.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.