🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.24 ▼0.01%
ARI 4,417 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,452 ▲ +0.06% ETH $1,886 ▲ +0.44% XRP $1.0089 ▲ +0.44% SOL $76.2900 ▲ +0.97%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.24 ▼0.01 % ARI 4,417 ▼0.09 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.24 ▼0.01 % ARI 4,417 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
14 Aug 2026
Breaking
Politika

Programi i ri i financimit për bizneset, Salla: Fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore do të kalojnë në një standard t�

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në panelin e diskutimit kushtuar Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde, Investimet në Bujqësi dhe Turizëm”, ku u diskutuan mundësitë që ky instrument i ri financiar krijon për modernizimin e fermave, zhvillimin e agropërpunimit, turizmit rural dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare.

Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një instrument i ri financiar i Qeverisë Shqiptare, i krijuar për të lehtësuar aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim dhe për të nxitur investimet në sektorët prioritarë të ekonomisë.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi se programi vjen në një moment kyç për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe krijon mundësi konkrete për fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore.

“‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ vjen në një moment shumë të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe sektorin bujqësor. Është një mundësi që u jep jo vetëm bizneseve të mëdha, por edhe sipërmarrjeve të vogla dhe fermerëve mundësinë të rriten, të investojnë dhe të kalojnë në një standard tjetër zhvillimi”, u shpreh ministri Salla.

Ministri nënvizoi se transformimi i bujqësisë shqiptare lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian dhe përafrimin e sektorit me standardet e Bashkimit Europian.

“Bizneset shqiptare kanë nevojë për këtë mbështetje për t’u përshtatur me legjislacionin e Bashkimit Europian. Programi vjen në momentin e duhur për të mbështetur investimet që lidhen me sigurinë ushqimore, modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë”, deklaroi ai.

Salla vlerësoi faktin që programi nisi me sektorin e bujqësisë dhe tashmë është zgjeruar edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke krijuar mundësi më të gjera për zhvillimin e biznesit shqiptar.

Ai bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë në terren për të orientuar dhe asistuar bizneset gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe zbatimit të programit.

“Bashkë me ekipin do të jemi në terren për të orientuar dhe asistuar bizneset që të bëhen pjesë e kësaj nisme. Sektori i bujqësisë ka specifika të veçanta dhe ne po zhvillojmë njëkohësisht programe dixhitalizimi për t’i ndihmuar fermerët të përshtaten me standardet e Bashkimit Europian”, përfundoi Ministri Salla.

Gjatë panelit u diskutua gjithashtu rëndësia e investimeve në modernizimin e fermave, zhvillimin e agropërpunimit dhe turizmit rural, si faktorë kyç për rritjen e vlerës së shtuar në ekonominë shqiptare dhe për forcimin e konkurrueshmërisë së produkteve Made in Albania në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.