Ekonomia

Protestë kundër HEC-eve; “Larg duart nga Valbona”

Aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të komunitetit në Tropojë protestuan përpara Ministrisë së Energjetikës dhe Kryeminsitrisë kundër ndërtimit të disa hidrocentrale në luginën e Lumit të Vabonës.

Me moton “Larg duart nga Valbona”, protestuesit denoncuan koncesionet, pasi sipas tyre, cenohet natyra, dëmtohet ekonomia dhe zhvillimi i turizmit.

“Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, thonë aktivistët.

Kjo është e disata protestë që zhvilohet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin e Valbonës dhe sipas aktivistëve, ata do të vazhdojnë derisa të nisë bashkëpunimi me qeverinë për anulimin e kontratave koncesionare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button